Trajneri i PSG, Galtier, flet për mediat: “Ndaj Benficas futemi për fitore, Messi mungon”

galtier

Pas duelit të barazuar me Reims, të dielën në kampionat, Lionel Messi do të mungojë edhe në ndeshjen ndaj Benfica-s.

PSG-ja kërkon që të mbyllë sa më shpejt çështjen e kualifikimit në Champions, por në duelin e luajtur në Lisbonë një javë më parë, “Shqiponjat” treguan se janë një kockë shumë e fortë dhe se nuk iu trembën aspak treshes Mbappe-Neymar-Messi.

Prandaj, pa argjentinasin mbrëmjen e sotme, misioni bëhet mjaft delikat, siç pranon edhe vetë trajneri i parisienëve, Christophe Galtier.

“Leo doli me probleme që në ndeshjen e kaluar me Benfican. Ka një shqetësim në pulpë që e përndjek, por ndonëse ai kërkonte që të ishte me ne në fushë, nuk ka asnjë mundësi që të rrezikojmë një përkeqësim të situatës.

Sigurisht që nga java e kaluar dëmtimi nuk tremb më aq shumë, por në këtë pikë të sezonit dhe me këtë kalendar të ngjeshur, nuk dua që të bëjmë lojëra të kota. Sigurisht që rëndësia e tij, në një ndeshje kaq jetike për fatet e grupit dihet, por duhet të mësohemi dhe jemi gati që të bëjmë mirë edhe pa Leon”.

Ndërkohë, edhe sulmuesit e tjerë nuk janë shfaqur shumë mirë së fundmi, me Mbappe që u bë protagonist i një sherri masiv në fushë me Reims-in pas një faulli të rëndë, ndërsa edhe Neymar vuan nga një shqetësim.

Ka disa momente që duhet t’u shmanget presioneve të jashtme, edhe pse me Reimsin gjatë të gjithë lojës i luajtën ashpër dhe u nervozua.

Por ai thjesht duhet të qëndrojë i qetë dhe kaq. Edhe Neymar vuan nga një lodhje muskulore, por me Benfican do të jetë, pasi është shumë i rëndësishëm dhe sivjet është në një formë fenomenale”, deklaroi Galtier.