Kriza në kulm/ “Kurseni energji që t’iu rrisim pagat”, ja si po i bind qeveria italianët

Europa po merr masa strikte për të kursyer pas rritjes së çmimeve të energjisë elektrike në tregun e lirë në nivele rekord.

Spanjollët tashmë janë të detyruar me ligj të mos e përdorin kondicionerin kur temperaturat nuk kalojnë mbi 27 gradë Celsius dhe iu ndalohet ngrohja nëse temperaturat e ambientit nuk janë nën 19 gradë.  Të njëjtën masë kanë marrë edhe vendet si: Franca Greqia dhe Italia.

Madje, kjo e fundit ka çuditur me ‘strategjinë’. Ministri Renato Brunetta, iu drejtua punonjësve duke theksuar rëndësinë e kursimit. Ai luajti ‘kartën’ e rritjes së pagave për të “bindur” punonjësit publikë për të kursyer.

Ministri i Administratës Publike, Renato Brunetta, u dërgoi një plan të gjitha administratave duke i ftuar të zhvillojnë strategji për arritjen e një prej objektivave më të rëndësishëm që përmban plani organizativ i zyrave publike.

Sipas tij, sa më shumë energji të kursehet aq më shumë burime do të jenë në dispozicion për të rritur pagat e punonjëse.