Punësimi i njerëzve në nevojë në fokus/ Manastirliu bashkëpunim me “Fundjavë Ndryshe”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një vizite në Qendrën e Solidaritetit “Fundjavë Ndryshe”, tha se do të zgjerohet më tej bashkëpunimi me “Fundjavën” në fushën shëndetësore dhe sociale, në ndihmë të njerëzve në nevojë.

“Ne kemi një program i cili po ecën shumë mirë, programin e përfshirjes së anëtarëve aktivë për punë në strukturën tonë të skemës së ndihmës ekonomike, të cilët duam që t’i angazhojmë me aftësimin profesional dhe në punësim.

Dhe së bashku me Qendrën e Solidaritetit folëm me Arbrin për të mundësuar që nëpërmjet Zyrës së Punësimit por edhe nëpërmjet Ndërmarrjeve Sociale dhe të strukturës së biznesit social të mundet që të angazhojmë në këtë Qendër të Solidaritetit, ata persona të cilët kanë mundësi për të punuar, janë pjesë e ndihmës ekonomike, por që nuk kanë aftësi profesionale për të pasur një profesion nga i cili pastaj të përfitojnë dhe të munden që të integrohen në jetën sociale dhe ekonomike të vendit.”- tha Manastirliu.

Manastirliu tha se do të rritet bashkëpunimi me “Fundjavë Ndryshe” për ndihmën e grupeve  të nevojë në Zall-Bastar dhe në zonat përreth.

“Programet tona sociale janë programe të cilat po zgjerohen dita-ditës. Po zgjerohen nëpërmjet mbështetjes së nënave me shumë fëmijë, në kuadër të mbështetjes për të moshuarit e vetmuar, në kuadër të mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe mbi të gjitha në kuadër të mbështetjes të gjithë atyre që kanë më shumë nevojë dhe që duan që në një kohë të shpejtë të marrin qoftë shërbimin shëndetësor, qoftë shërbimin social por edhe të integrohen për punësim.”-tha Manastirliu.

Lexo edhe :  "1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg"/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Para disa muajsh u prezantua Nisma “Zinxhiri i solidaritetit” nga Ministrja Manastirliu si një iniciativë konkrete për të bashkërenduar veprimet në territor, në përgjigje të menjëherëshme të nevojave të individëve apo grupeve në nevojë, në partneritet mes institucioneve shtetërore dhe organizatave humanitare dhe zhvillimore që veprojnë në vendin tonë.

 

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV