Gafa e radhës e Presidentit Biden, ngatërron vdekjen e të birit: Ai humbi jetën duke…

Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë një gafë të re, e cili këtë herë kishte të bënte me vdekjen e djalit të tij. Biden njihet për gafat e tij, por tani, për shkak të moshës, sa herë që thotë diçka të pasaktë, lindin pikëpyetje për gjendjen e tij.

Në një fjalim në kampin Hull në Kolorado, presidenti amerikan iu referua rolit të rëndësishëm që luajti kampi në trajnimin e ushtarëve që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore.

Biden tha se djali i tij Beau Biden gjithashtu vdiq në Irak. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë, pasi djali Beau Biden shërbeu në Irak për një vit (2008-2009) dhe vdiq gjashtë vjet më vonë në një spital amerikan nga kanceri në tru.

“Vetëm imagjinoni. E kam fjalën sinqerisht. E them këtë si babai i një njeriu që mori Yllin e Bronztë, Medaljen e Shërbimit të Shquar dhe që humbi jetën në Irak” , tha ai, duke përshkruar historinë dhe betejën e ushtarëve.