Për të vazhduar ëndrrën, Ballkani pret Sivassporin në stadiumin “Fadil Vokrri”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ballkani do të luaj sonte ndeshjen e katërt në grupet e Conference League.

Suharekasit me fillim nga ora 21:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të përballen me skuadrën turke Sivasspor.

Do të jetë ky dueli i kthimit mes dy ekipeve, pasi një javë më parë Ballkani arriti një fitore të madhe 3-4 nga udhëtimi në Turqi.

Dy skuadrat pas tre ndeshjeve kanë nga katër pikë dhe në fakt në Grupin G ku ndodhen kanë gjasa të barabarta për të kaluar tutje pasi me pikë të njëjta janë edhe Cluj e Slavia e Pragës.

Për dallim nga ndeshja në Turqi, në këtë duel Ballkani do të ketë përkrahjen e 13 mijë tifozëve pasi të gjitha biletat për këtë takim janë shitur tani dhe në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ pritet një atmosferë e zjarrtë.

Vendasit kërkojnë një tjetër mrekulli evropiane dhe në rast të fitores do të bënin një hap gjigant për të kaluar grupin

Por edhe mysafirët kërkojnë revanshin dhe synojnë të rikthehen në Turqi të pamposhtur.

Dueli tjetër në Grupin G zhvillohet në Rumani mes Cluj dhe Slavia Pragë me fillim nga ora 18:45.KF Ballkani vs Sivasspor live score, H2H and lineups | Sofascore

Të fundit

“Edi Rama do punësojë demokratët, plani i tij është afatgjatë për…”

Demokratja, Adriana Kalaja mesa duket ka “zbuluar” së fundmi planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas kandidates për deputete në zgjedhjet...

Arlind Qori: Lapaj e Shabani po hanë njëri-tjetrin

Përplasjet Lapaj-Shabani, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, i sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po...

“33 vdekje nga uria në 48 orë”, Gaza po përjeton tmerr të paparë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, është shprehur “i tronditur nga kushtet humanitare që po përkeqësohen me shpejtësi në Gaza, ku...

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin në Korçë

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që...

Balluku: Shqipëria, një nga vendet më tërheqëse për energjinë e rinovueshme

Ditën e sotme u nënshtrua marrëveshja për financimin e projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Gjatë fjalës së saj, zv.kryeministrja Belinda Balluku u...

Lajme të tjera

Web TV