Projektligji për ‘dezinformimin’/ Deputeti thyen celularin me çekiç në parlament (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti opozitar turk, i Partisë Republikane Popullore Burak Erbay theu telefonin e tij me një çekiç në parlament për të denoncuar një projektligj të mbështetur nga qeveria që mund te dënojë me tre vjet burg këdo që ajo e cilëson si përhapës të “dezinformimit”.

Më 4 tetor, ligjvënësit turq filluan të debatojnë mbi një projekt-ligj të mbështetur nga qeveria që mund të intensifikojë një goditje ndaj raportimit kritik në Turqi. Projektligji, i cili u propozua nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Presidentit Recep Tayyip Erdogan në maj, tashmë është miratuar nga dy komisione parlamentare.

Projektligji gjithashtu do të detyronte rrjetet e mediave sociale dhe faqet e ndryshme të internetit të dorëzojnë detajet e përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit të rremë”.

“Ky ligj është me interes të madh për të rinjtë, dua t’u drejtohem të rinjve, të cilët janë 15, 16, 17 vjeç dhe që do të vendosin për fatin e Turqisë në vitin 2023, e që do të votojnë për herë të parë në moshën 18, 19, 20. Nuk mund të shkosh me pushime ku të duash, nuk mund të hash ushqimin që dëshiron, nuk mund të blesh tabletin apo rrobat që dëshiron. Je i pakënaqur. Arsyeja për këtë është AKP dhe qeveria. Ke vetëm një liri sot dhe ai është telefoni që ke ne xhep. Ka Instagram, YouTube, Facebook. Aty komunikon. Nëse ligji kalon ne parlament, mund ta thyesh këtë telefon siç po bëj unë tani. Nuk do të keni nevojë ta përdorni!”-tha ai.

Komisioni i Venecias, organi këshillimor i Këshillit të Evropës për çështjet kushtetuese, javën e kaluar deklaroi se një ndryshim i tillë do të përbënte një ndërhyrje në lirinë e shprehjes, prandaj rekomandoi që autoritetet turke të mos e miratojnë atë.

Të fundit

Kosovë/ Sot nis “Defender Europe 2025”, marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 29 shtete

Këtë të diel në Kosovë do të nisë “Defender Europe 2025”, në ushtrim i madh ushtarak udhëhequr nga Ushtria...

“E kisha si djalin tim”/ Vjehrri tregon telefonatën e fundit me Gert Bogdanin (VIDEO)

Çlirim Çepani, i ati i aktivistes Edlira Çepani ka surprizuar të bijën mbrëmjen e sotme në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel. Ai ka...

Promovimi i Shqipërisë turistike/ Rama ndan videon: Pamje përrallore të Vermoshit

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Vermoshi duke ftuar qytetarët dhe të apsionuarit e natyrës ta vizitojnë atë. “Pamje...

Koalicionet e PD-së në mijëvjeçarin e ri, 28.9% – 46.9%

Eduard Zaloshnja Nga zgjedhjet e viteve ’90, vetëm ato të vitit 1992 mund të konsiderohen zgjedhje normale. Dhe ato i fitoi me 67% koalicioni i...

Ekskursioni shndërrohet në tragjedi. Përmbyset autobusi me studentë, 10 viktima

Një ekskursion nga studentë dhe profesorë universiteti përfundoi në tragjedi të shtunën në Kolumbi, kur autobusi i tyre u përplas, duke vrarë të paktën...

Lajme të tjera

Web TV