Xavi reagon i dëshpëruar: Ky Champions është mizor ndaj nesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xavi e ka pranuar se Barcelona ka bërë shumë gabime, jo vetëm kundër Interit në Camp Nou në barazimin e sotëm 3-3.

Trajneri i ri e ka kuptuar se Champions League është shumë e vështirë dhe e komplikuar.

“Negative. Ky Champions është mizor ndaj nesh. Ne kemi pranuar shumë në pjesën e dytë. E para ka qenë e shkëlqyer. Goli i parë është një gabim shumë i qartë nga mbrojtja, i dyti gjithashtu… ka qenë mizore që nga Mynihu. Nuk varemi nga vetja. Situata është shumë e vështire. Duhet të vazhdojmë dhe të mendojmë për El Clasicon. Tani duhet të mendojmë për La Ligën, sepse Liga e Kampionëve është bërë e vështirë dhe e komplikuar”, ka thënë Xavi.

“Futbolli është një lojë gabimesh dhe ne duhet t’i minimizojmë ato. Ne nuk jemi mbrojtur mirë. Intensiteti ka qenë i shkëlqyer në pjesën e parë, por nuk e kemi mbajtur atë. Gabimet janë të shtrenjta në Champions. Gabimet në mbrojtje kanë kushtuar në këtë ndeshje”.

“Kemi dhënë gjithçka, kemi lënë shpirtin, por janë gabime që paguhen shtrenjtë. Nuk mund të falësh kaq shumë. Në Mynih ishte efektiviteti, në Milano rrethana të tjera dhe sot gabime në mbrojtje”, ka përfunduar Xavi.

Të fundit

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për 2025?

Firma britanike e konsulencës Henley & Partners ka publikuar edhe këtë vit renditjen e saj, tashmë tradicionale, të pasaportave...

Grushtet mbi kamerierin dhe shuplaka mbi shoqërinë

Nga Sebi Alla Shuplakë, grushte dhe fyerje mbi një gjimnazist vetëm 18-vjeçar, kamerier në një kompleks të njohur në Vlorë. Dhunuesi mund të ishte kushdo....

3 kërkesat e Shabanit për Lapajn para se… të shtypte “butonin e kuq”

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Endrit Shabani i kërkoi takim Adriatik Lapajt për të diskutuar mbi vijimësinë e koalicionit. Ai shfrytëzoi javët më të...

Sërish në Vlorë! 25-vjeçari plagoset me thikë pranë zemrës

Një 25-vjeçar, shtetasi M.Shaka, është plagosur me thikë ditën e sotme në Vlorë. I riu ka mbërritur në spital i qëlluar me thikë pranë...

Real Madrid fiksohet pas 15-vjeçarit të Arsenalit, Perez “all in”

Real Madrid ka bërë deri tani 4 transferime të bujshme këtë verë, por përveç emrave të njohur, klubi madrilen nuk heq dorë nga strategjia...

Lajme të tjera

Web TV