U shkarkua nga Chelsea, ja drejtimin e cilës kombëtare ‘BIG’ mund të marrë Thomas Tuchel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Thomas Tuchel, pas një nisjeje aspak të mirë me Chelsea-n në Premier League dhe Champions League, u shkarkua nga posti i trajnerit dhe vendin e tij te “blutë” e Londrës e mori Graham Potter.

Gjermani vazhdon të jetë i papunë, edhe pse interesi për të nuk ka munguar. Së fundmi, mediet angleze bëjnë të ditur se Tuchel mund të marrë drejtimin e Anglisë.

Gjithçka do të varet nga performanca e “Tre Luanëve” në Botëror. Southgate mund të shkarkohet në rast se kombëtarja e Anglisë do të dështojë në Katar 2022.

Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” vazhdon ecurinë pa fitore. Në Nations League zbritën një nivel më poshtë, pra nga Liga A në Liën B. Anglia barazoi dy sfidat me Gjermaninë, u mund nga Italia dhe në shtëpi u shkatërrua nga Hungaria me rezultatin 4-0.

Megjithatë, Anglia në drejtimin e Southgate në dy turne kryesorë pati ecuri për t’u vlerësuar. Në Botërorin “Rusi 2018” arriti në  gjysmëfinale, ndërsa në “Euro 2020”, në finale, të cilën Anglia e humbi përballë Italisë.

Pa diskutim që kombëtarja e Anglisë në dy turnetë kryesorë me Southgate ka bërë progres,  megjithatë tifozët nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e fundit. Shpresa e vetme e Southgate është Botërori i Katarit, në të kundërt, Thomas Tuchel do t’i marrë vendin.Gareth Southgate furious with 'big agenda' as England slump again; reacts  to fans' San Siro booing

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV