Incidentet nga tifozët, UEFA gjobit FSHF për ndeshjen ndaj Islandës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sikur të mos mjaftonin vetëm rezultatet jo të mira në këtë fushatë të Nations League, për futbollin shqiptarë UEFA ka edhe një goditje tjetër, këtë herë financiare dhe krejtësisht e evitueshme.

Bëhet fjalë për ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve në stadiumin “Air Albania” Shqipëri-Islandë, takim që përfundoi në barazim 1-1.

54.125 euro është gjoba që UEFA i ka adresuar federatës shqiptare të futbollit për shkak të sendeve të hedhura në fushën e lojës gjatë takimit, tymueseve apo edhe për një sektor të bllokuar të tifozërisë mike.

Kjo gjobë e radhës është një tjetër goditje pas asaj sportives që merr futbolli në Shqipëri, por që shumë më e evitueshme dhe e kontrollueshme se sa ajo e rezultatit të lojës.

Kjo është e disata herë që UEFA gjobit futbollin shqiptar për sjelljen e një pjese të vogël të tifozëve që kanë shkaktuar këto probleme dhe që në një vazhdimësi të tillë mund të çojnë deri në mbylljen e dyerve të stadiumit për të zhvilluar ndeshjet e kombëtares pa tifozë.

Të fundit

31 korrik 1948 – Fundoset “USS Nevada”, anija që i mbijetoi dy bombave atomike

Më 31 korrik 1948, përfundimisht u fundos anija luftarake USS Nevada (BB-36), një ndër më të famshmet në historinë...

Pse kemi nevojë për një Kod Penal të fortë? Kod që e ndan shtetin nga rrumpalla

Nga Fejzo Subashi Shqipëria ka nevojë urgjente për një Kod Penal të fortë, të drejtë dhe funksional. Kjo nuk do të thotë se unë jam...

Erion Veliaj i bëri 7 pyetje/ Altin Dumani: Nuk i përgjigjemi të pandehurve!

Kreu i SPAK, Altin Dumani nuk i përgjigjet 7 pyetjeve publike që u adresuan në një letër të hapur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pasi...

Fier/ Po saldonte portën e një banese, por ra nga lartësia, humb jetën 68-vjeçari

Një ngjarje tragjike është shënuar një ditë më parë në fshatin Sopës, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës. Sipas njoftimit zyrtar nga...

Japonia dhe Koreja e Jugut nën vapë ekstreme, mijëra njerëz përfundojnë në spitale

Autoritetet në Japoni dhe Korenë e Jugut kanë paralajmëruar banorët të marrin masa për të shmangur efektet e valës së nxehtësisë, e cila ka...

Lajme të tjera

Web TV