“Më dhuroi 20 shishe vodka”/ Berlusconi “rilidhet” me Putin: Më dërgoi edhe një…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta italiane Corriere della Sera ka publikuar një audio, në të cilën ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi dëshmon miqësinë e tij të ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në audion e regjistruar nga agjencia e lajmeve Lapress, Berlusconi bisedon me deputetët e partisë Forza Italia.

Ai ndalet te raporti me Putinin.

Teksa pohon se lufta Ukrainë-Rusi është e vërtetë dhe se Italia po i jep para dhe armë Ukrainës, Berlusconi pranon se ka sërish marrëdhënie të mira me Putinin dhe se ky i fundit i dërgoi 20 shishe me vodka dhe një letër me urim për ditëlindje.

“Unë iu përgjigja me shishe verë Lambrusco dhe një letër urimi“, thotë Berlusconi.

Silvio Berlusconi festoi ditëlindjen e tij të 86-të më 29 shtator. Sakaq partia e Berlusconit ka reaguar duke thënë se deklarata për miqësi me Putinin janë bërë vite me parë dhe se nuk janë aktuale.

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV