Takohen…në kafe! Edi Paloka takim kokë më kokë me Gazment Bardhin

Edi Paloka (nga grupi Berisha) dhe Gazment Bardhi (nga grupi Alibeaj) janë takuar sot, larg ‘syrit’ të mediave, për të biseduar mbi gjetjen e gjuhës së përbashkët sesi PD-ja do të bashkohet për të dalë me një kandidaturë të vetme në zgjedhjet vendore të 2023

Mësohet se takimi po zhvillohet në një bar kafe përballë Parlamentit.

Kreu i PD, Sali Berisha mblodhi të hënën në selinë blu drejtuesit politik të qarqeve për të diskutuar mbi aksionin politik të opozitës por edhe nisjen e procesit të primareve. Në radhët e Berishës ka optimizëm se bashkimi mund të ndodh.

Por paralelisht me takimin e Berishës, në Kuvendin e Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj thirri deputetë te tij të grupit parlamentar. Në takimin me dyer të mbyllura, Gazment Bardhi sqaroi para deputetëve komunikimin me Edi Palokën, ku ndryshe nga optimizmi në radhët e deputetëve të Berishës u shpreh skeptik.