Chelsea zhgënjen ndaj Brentford, Liverpool fiton sërish në fortesën “Anfield”

Chelsea ka barazuar pa gola ndaj Brentford, pas disa fitoresh radhazi.Armando Broja ishte titullar për herë të parë këtë sezon me Blutë e Londrës dhe menjëherë u shndërrua në rrezik konstant për kundërshtarët.

Sulmuesi shqiptar udhëhoqi sulmin e skuadrës së Graham Potter, duke treguar se e meriton një shans. Në minutën e 25-të, Broja i afrohet shumë golit, teksa provoi me kokë, por nuk e dërgoi dot sferën në rrjetë.

Në minutën e 37-të, edhe pse nuk është një sulmues, Cesar Azpilicueta tenton të zgjidhë gjithçka vetë, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri David Raya.

Në minutën e 38-të, Broja fiton duelin me kundërshtarët, madje driblon disa mbrojtës, por tregohet më egoist se ç’duhet duke mos pasur dhe duke goditur vetë.

Ylli i përfaqësueses kuqezi del nga loja në minutën e 60-të, edhe ata që u aktivizuan më pas nuk çanë dot murin e mbrojtjes së Brentford.

Liverpool ka mundur 1-0 West Ham në Anfield. Ekipit të Klopp i mjaftoi goli i Nunez, ndërsa the Reds ishin me fat pas në fundin e pjesës së parë Boëen la penallti.