Reagon trajneri Nagelsmann: “Musiala dhe Bellingham patën një sezon më të mirë se Gavi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FC Barcelona ishte një nga skuadrat me më shumë çmime në galën e Topit të Artë, ndër të cilat u dallua Alexia Putellas me trofeun si lojtarja më e mirë në botë, Lewandowski me trofeun Gerd Müller (lojtar me më shumë gola të shënuar sezonin e kaluar me klubin dhe kombëtaren) dhe, në fund, Gavi me trofeun Kopa, që dallon lojtarin më të mirë në botë në kategorinë U-21.

Megjithatë, në Mynih ky verdikt i fundit i France Football nuk ka ‘ra në këmbë’. Trajneri i skuadrës gjermane, Julian Nagelsmann, mendoi se dy lojtarë të Bundesligës e meritonin më shumë një çmim të tillë: “Sigurisht që njëri ka syzet e klubit, por në përgjithësi edhe unë kam mendimin tim. Do të kisha votuar kundër. Sipas mendimit tim, Jamal (Musiala) dhe Jude Bellingham kanë pasur një sezon më të mirë se fituesi. Nga këndvështrimi im, ata të dy janë përpara Gavit.”

Pavarësisht kësaj, trajneri teutonik nuk ka dashur t’ia prishë festën spanjollit dhe nënvizoi sezonin e mrekullueshëm që ka pasur në klubin e Barçës: “Ai është një futbollist i madh, me shumë talent. Çmimi nuk ishte i pamerituar. Ai ka një mentalitet jashtëzakonisht fitues për moshën e tij”.

Alphonso Davies, shoku i skuadrës së Musialës në Bayern Munich, dha gjithashtu opinionin e tij për rezultatin e Trofeut të Kopa dhe postoi një mesazh në llogarinë e tij në Twitter duke e bërë të qartë se kujt do t’ia jepte çmimin: “Mund t’ju jetë mohuar Trofeu Kopa, por nuk do t’ju mohojnë Topin e Artë në të ardhmen”, duke iu referuar vetë Musialës.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV