E bujshme/ Nuk është i lumtur në Milano, Asllani kërkon largimin nga Interi në janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm “bombë” vjen nga Italia, Kristjan Asllani nuk është i lumtur te Interi dhe kërkon me ngulm largimin nga zikaltërit në formulën e huazimit.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, minutazhi i paktë dhe pankinat e shumta edhe pse Marcelo Brozovic është ende i dëmtuar, janë arsyet që media e njohur italiane sqaron se fantazisti i Kombëtares shqiptare dëshiron largimin nga Interi që në janar, muajin që përkon me hapjen e dritares së transferimeve.

20-vjeçari nga Elbasani erdhi te zikaltërit për të qenë zëvendësuesi i Marcelo Brozovic në rolin e regjisë përpara mbrojtësve, por mesa duket Simone Inzaghi ka preferuar më së shumti Hakan Çalhanoglun dhe Henrikh Mkhitaryan në rolin e Brozovic-it të dëmtuar.

Nuk dihet ende nëse Interi dëshiron të privohet ose jo nga vetë futbollisti kuqezi, i cili dëshiron të largohet në huazim te ndonjë skuadër që i garanton minuta në këmbët e tij.

Aktualisht në të gjitha kompeticionet me fanellën e Interit, Kristjan Asllani është aktivizuar në total në 8 ndeshje duke mos shënuar dhe asistuar asnjë herë.

Të fundit

Ulen temperaturat me 5 gradë/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme parashikohet që moti të jetë i paqëndrueshëm. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi...

Shqiptarët “nën armë”, vetëm kur i thërret politika

Nga Leonard Veizi   Deri në 9 maj, zyrtarisht jemi në fushë e betejën politike. Atë ditë, ndërsa Evropa kujton fundin e Luftës së Dytë...

PD kthen sytë nga SPAK, nisin denoncimet e para publike

Ndonëse PD ka vënë shpesh në shënjestër Prokurorinë Speciale, kohët e fundit ka nisur dhjetëra denocime. Drejtuesi politik I PD-së për qarkun Fier, Gazment...

Atentatet tronditin sërish vendin/ Breshëri plumbash makinës në Tiranë, 4 të plagosur

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur katër persona. Pas atentatit mafioz të ndodhur pak orë më parë në qytetin e Lezhës, ku mbeti i...

Lajme të tjera

Web TV