Koulibaly ëndërron: “Senegali shkon në Kupën e Botës për ta fituar atë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni i Senegalit dhe mbrojtësi i Chelseat, Kalidou Koulibaly ka thënë se kombëtarja e tij synon të bëhen kombi i parë afrikan që fiton Kupën e Botës, me turneun në Katar saktësisht një muaj larg nga tani.

Asnjë skuadër nga kontinenti afrikan nuk ka kaluar ndonjëherë në çerekfinale, me Kamerunin (1990), Senegalin (2002) dhe së fundmi Gana (2010) të eliminuar në 1/8-tën – të gjitha pas kohës shtesë ose penalltive.

Turneu i këtij viti fillon më 20 nëntor, kur nikoqirët përballen me Ekuadorin në Grupin A, me Senegalin që fillon sezonin e tyre, në të njëjtin vend, kundër Holandës të nesërmen.

Koulibaly, i cili luan rregullisht në Premier League, beson se përfaqësuesit e Afrikës duhet të mendojnë më shumë sesa thjesht të arrijnë në fazën e eliminimit.

“Kombeve afrikane u mungon vetëvlerësimi dhe vetëdija se mund të fitojnë vërtet një Kupë Bote”, ka thënë fillimisht 31-vjeçari për BBC Sport Africa.

“Ne konsiderojmë se kalimi i fazës së grupeve është një gjë e mirë, por duhet të vendosim synime më të larta për veten tonë”.

“Nuk mendoj se skuadra franceze apo ajo angleze janë të kënaqura me kalimin në fazën e grupeve – ata duan të shkojnë më tej”.

“Ne duhet të kemi të njëjtin mentalitet. Kjo është ajo që unë po përpiqem të sjell në Senegal”.

“Mendoj se është koha që një vend afrikan të fitojë Kupën e Botës, sepse ne jemi një kontinent shumë i talentuar. Ne kemi lojtarë të mëdhenj”, përfundoi Koulibaly.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV