Putin i sëmurë? Lideri rus ‘i mbyll gojën’ të gjithëve, qëllon me snajper mes ushtarëve

Presidenti rus Vladimir Putin është shfaqur sot mes ushtarëve në një qendër trajnimi ushtarak në rajonin Ryazan në juglindje të Moskës. Agjencia vendase e lajmeve “Sputnin”, ka ndarë pamje nga takimi i presidentit me ushtarët.

Pavarësisht se mediat perëndimore shkruajnë prej kohësh se lideri rus është i sëmurë, Vladimir Putin është shfaqur mes rekrutëve të rinj që janë thirrur për të luftuar në Ukrainë, dhe pa ngurim është shtrirë në tokë për të qëlluar me snajper.

I shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, presidenti rus bën disa qitje me snajper dhe më pas largohet i qeshur, duke u përshëndetur me ushtarakun që e udhëzoi. Video e mëposhtme është ndarë nga mediat ruse.