VIDEO/ Një tjetër shqiptar tek Arsenali, Arteta grumbullon adoleshentin 17-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsenali pret PSV-në në “Emirates Stadium” sonte në mbrëmje. Ekipit të Mikel Artetës i mjafton një pikë për të siguruar kualifikimin në raundin e 1/16-ve, por në fushë do të tentohet fitorja për të hedhur një hap të sigurt drejt kalimit në raundin e 1/8-ve.

Gjithsesi, objektivi kryesor mbetet Premier League. Arsenali kryeson kampionatin anglez me 9 fitore dhe vetëm një humbje, ndërkohë që Arteta do të bëjë rotacion për të ruajtur një pjesë të mirë të titullarëve për transfertën e së dielës ndaj Southamptonit.

Trajneri spanjoll ka grumbulluar edhe tre lojtarë të rinj për duelin ndaj ekipit holandez. Mes tyre edhe një shqiptar: Maldini Kacurri, i cili është stërvitur me ekipin e parë. Qendërmbrojtësi shqiptar festoi 17-vjetorin e lindjes pak ditë më parë, teksa aktivizohet me ekipin U18 të Arsenalit (ka debutuar edhe me Arsenalin U21).

Arteta ka zgjedhur ta grumbullojë Kacurrin (2 ndeshje me Shqipërinë U17) bashkë me Khayon Edwards, Catalin Cirjan. Në klubin londinez e kanë traditë besimin tek të rinjtë dhe të gjithë shpresojmë që sonte të vijë debutimi i lojtarit shqiptar me ekipin që kryeson kampionatin anglez.

Të fundit

A janë fjalëkryqet, stërvitje për trurin?

Pyetni pothuajse këdo se si të qëndroni të mprehtë mendërisht në pleqëri; shanset janë që dikush të sjellë fjalëkryqe....

“ÇMENDET” EKONOMIA SHQIPTARE/ Çmime më të larta ushqimesh, gërryerje e fuqisë blerëse

Paga mesatare në vend është rritur me ritme te shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur me ngadalë. Në vitin...

Shqipëria po përgjysmohet, ndryshime drastike në rang global

Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie...

Rama: Hapim një tjetër grupkapitujsh të negociatave të anëtarësimit me BE-në

Këtë të hënë më 14 prill do të hapet një tjetër grup kapitujsh të negociatave me BE. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook,...

Trump paralajmëron tarifa të reja?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se "askush nuk po largohet nga grepi për bilancet e padrejta tregtare", duke sugjeruar se mund të...

Lajme të tjera

Web TV