Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur në qytetin e Elbasanit, ku pas një takimi me fermerët e zonës ai inspektoi në nga kompanitë e zonës të cilët prodhojnë dhe tregtojnë vajin e ullirit.
Gjatë fjalës së tij kryeministri u tha fermerëve se një nga projektet e qeverisë e cila do të vihet në zbatim së shpejti, është në lidhje me problemet që mund t’i dalin atyre në lidhje me pronësinë e tokës ku kanë ngritur biznesin.
Rama tha se të gjithë ata biznesmene të cilët tokën ku po ushtrojnë veprimtarinë e tyre e kanë të paregjistruar dhe nëse më vonë del dikush i cili pretendon se ajo tokë është e tij, atëhere shteti do të ndërhyjë.
“Të gjitha projektet dhe të gjitha ifrastrukturat e prodhimit bujqësor që janë toka të paregjistruara ende apo të pazhornuara, apo që kan probleme të tjera të kësaj natyre, por subjektet prezantohe n me letrat përkatëse të pronësisë ti marrin dhe gjithë t’ju regjistrohet toka dhe prona, dhe të gjitha pasojat që mund të dalin i merr përsipër shteti, nuk ka punë qytetari. Ju merrni pronësinë në këtë ndërtesë, ndërkohë në rast se nesër vjen dikush dhe thotë ‘kjo është toka ime’ atëhere ai e ka me shtetin nuk e ka ju.
Siç kemi për inverstitorët strategjikë që një përqindje e caktuar e mbulon shteti, për ti dhënë investimit stabilitet, do e bëjmë këtë dhe mbaron filmi se u çmendëm. Jo po, janë probleme në veri. Gështenja në Tropojë sidomos aty akoma nuk ka asnjë azhornim dhe aty ka njerëz që punojnë. Ose kudo qoftë dhe këtë do ta bëjmë dhe do ta bëjëm shumë shpejt dhe të mbarojë ku kalvari që ministria do të japë pasi e shohim se është reale”, tha Rama.