Benzema dëmtohet sërish, Real Madrid konfirmon mungesën e francezit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi ka njoftuar në faqen zyrtare se sulmuesi francez Karim Benzema ka probleme me lodhjen e muskujve.

Problemi u zbulua nga stafi mjekësor i klubit dhe ende nuk është dhënë një vlerësim i mëtejshëm ku nuk dihet nëse Benzema do të mungojë në fushë ndaj Sevillas sonte.

Francezi ka luajtur 11 herë për Real Madridin këtë sezon dhe ka shënuar gjashtë gola dhe prej vitesh ka qenë shtylla kyresore sulmuese e klubit mbretëror.

Së fundmi ai fitoi ‘Topin e Artë’, i cili erdhi si qershia mbi tortë pas paraqitjeve fantastike në sezonet e fundit, në të cilat fitoi çdo trofe të mundshëm, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, duket se agjenda e ngjeshur e ndeshjeve ka ndikuar në shëndetin e Benzemas.

Që nga ardhja e tij në Madrid në vitin 2009, ai luajti më pak se 40 ndeshje vetëm në sezonin e tij të parë, por rikthimi në ekipin e Francës vitin e kaluar, ka bërë që ai të ketë më shumë ngarkesë.

Të fundit

Presidenti Bardhi flet pas kualifikimit historik: “Daja ka firmosur kontratë 30-vjeçare”

Presidenti i Dinamos, Adrian Bardhi, në “ekstazë”. Pas triumfit historik ndaj Hajduk Splitit, numri 1 i klubit dinamovit, foli...

Dramë, lot dhe emocione/ Ilir Daja tregon çelësin e suksesit tek “blutë”

Ilir Daja është padyshim arkitekti ikualifikimit historik të Dinamos, në duelinndaj gjigantëve të Hajduk Split. Nëprononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kryeqytetas ndër të...

Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Egnatia i ka dhënë lamtumirën Europës për këtë edicion, duke u eliminuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Një eliminim me shumë...

HISTORIKE/ Dinamo mposht Hajdukun dhe kualifikohet në raundin final të Conference League

Mbëmje magjike në “Air Albania”! Dinamo e Ilir Dajës arrin të shkruaj historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas...

Trend i ri në Francë, shesin biletat e dasmave për njerëzit që nuk i njohin

Një trend i ri po përhapet në Evropë: çifte që po shesin bileta për dasmat e tyre te të huajt për të mbuluar shpenzimet...

Lajme të tjera

Web TV