Derbi Chelsea-Manchester United/ Cristiano Ronaldo thyen heshtjen para supersfidës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo u ka dhënë disa fjalë inkurajuese bashkëlojtarëve të tij në Manchester United përpara ndeshjes së tyre në Ligën Premier me Chelsean.

Sulmuesi 37-vjeçar nuk do të përfshihet në ndeshjen e së shtunës pasi trajneri Erik ten Hag mori vendim që të mos e përfshinte në skuadër për derbin. Pesë herë fituesit i Topit të Artë shkoi drejt tunelit përpara se të përfundonte ndeshja ndaj Tottenhamit në Old Trafford, aty ku fituan 2-0 të mërkurën pasi refuzoi një inkuadrim të vonë dhe u largua nga stadiumi para se shokët e tij të ishin kthyer në dhomën e zhveshjes.

Duke marrë një gjobë prej mbi një milion euro për sjelljen e tij dhe duke u detyruar të stërvitet vetëm derisa United të kthehet nga Londra perëndimore, Ronaldo do të shikojë ndeshjen e kësaj mbrëmje nga shtëpia pasi nuk udhëtoi me ekipin.

Dhe ndërsa ai ka pak kohë të lirë, ish-lojtari i Juventusit u ka dërguar shokëve të tij një mesazh përpara fillimit të ndeshjes.

Ronaldo postoi një storie në Instagram, duke postuar një imazh të United duke festuar në një nga ndeshjet e tyre të fundit me mbishkrimin: “Le të shkojmë @manchesterunited”.

Nuk është hera e parë që ylli portugez është aktiv në rrjetet sociale që nga zemërimi i tij në Tottenham, pasi ka postuar një deklaratë prej 170 fjalësh si reagim ndaj ndëshkimit të tij të enjten. Ronaldo mori përgjegjësinë për sjelljen e tij, por nuk kërkoi falje, gjë që Ten Hag e ka urdhëruar ta bëjë përpara se të inkuadrohet sërish në skuadër.

Të fundit

Juventus mposht minimalisht Cagliarin dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serie A

Juventusi regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat, teksa mposhti mbrëmjen e sotme Cagliarin me rezultatin 0-1 në duelin...

“Efkaristo poli”, pa asnjë arsye, Berisha iu flet greqisht shqiptarëve të Athinës

“Efkaristo poli!” Me këto fjalë e nisi takimin elektoral në Athinë, kryedemokrati Sali Berisha, dhe arsyeja mbetet mister pse duhej t’u fliste greqisht shqiptarëve?! Kreu...

“Për ty shita 200 krerë dele!”/ Samiu i numëron gabimet të birit: U gënjeve në Facebook!

Në konfliktin mes Samiut dhe Mariusit në “Shihemi në Gjyq” ku babai i kërkon djalit të largohet nga shtëpia, shtohet edhe diçka tjetër: kontributi...

Basha uron CDU-në për fitoren: Mbështetje e madhe për Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...

Lideri i CDU/CSU-së shpall fitoren: Nuk kemi kohë për të humbur

Lideri i CDU/CSU, i cili me shumë gjasa do të jetë kancelari i ri gjerman, shpalli pasditen e së dielës fitoren. Friedrich Merz foli për...

Lajme të tjera

Web TV