“Ore vagabond!”/ Meta zbulon prapaskenat: Luli m’u lut për shtyrjen e zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur bindjen se opozita do të fitojë bindshëm zgjedhjet e ardhshme vendore. Gjatë një takimi me qytetarët e Kuçovës, ish-presidenti zbuloi prapaskenat e zgjedhjeve të shkuara lokale, ku ish-kreu i PD Lulzim Basha nuk u regjistrua në KQZ.

Meta tregoi dhe momentin kur Basha i shkoi në zyrë duke thënë “m’u luste e qante për të shtyrë datën e zgjedhjeve vendore”.

Pjesë nga fjala e Metës:

Ku ka korrupsion më flagrant se inceneratorët, do shtohen sërish fondet. Se i kërkojnë ata që janë në kërkim ndryshe ata flasin. Del pronari i vërtetë, të gjithë e dini kush është.

Qytetartë kanë të neveritur nga hipokrizia e Rilindjes, janë të paduruar për protesta sepse e dinë shumë mirë se ka ardhur koha e përballjes finale.

Jemi gjithashtu përpara zgjedhjeve vendore dhe dua t’ju siguroj se qëllimi kryesor i PL është rivendosja e demokracisë në të gjitha këshillat vendore dhe Bashkitë ku sot, jo vetëm për shkak të Edi Ramës, por për poshtërisë e Lulushit opozita s’ka asnjë këshilltar në të gjithë bashkitë e Shqipërisë.

Ishte Lulushi, i cili në mënyrë të koordinuar sepse e kishin kapur peng me dosjet dhe aferat që kishte bërë, ia mbyllën çështjen në Prokurori, kishte planifikuar me kohë djegien e mandateve, edhe mos hyrjen në zgjedhjet vendore.

Ishte Lulushi mu luste dhe më qante mua për të shtyrë datën e zgjedhjeve vendore. Sepse i thanë ata në Gjermani “ore vagabond’ mos thuaj atje në Shqipëri se të kemi thënë ne “ik nga Parlamenti, e bëj rrëmujë Shqipërinë ti”. Prandaj i thanë do bësh namin, një shashkë përdori në media që u hodh, i thanë do të përjashtojmë nga Partia Popullore Evropiane.

Edhe mu lut mua ai “aman derman anuloje që të hyjmë në zgjedhje të tjera, se kam bërë gabime”, edhe ma dha Lulushi datën mua, 13 tetor. Se ai tjetri nuk donte datë fare, e kishte mbyllur me kohë, teatri ishte mbyllur. E lashë me 13 tetor.

Lexo edhe :  Dëmet nga zjarri, Rama: Kush humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas

Si e shpjegoni, mirë Rama s’donte zgjedhje vendore se i kishte mbyllur këto punë me kohë, po Lulushi nuk pranoi as të regjistrohej në KQZ thjesht për të më justifikuar mua si President që mora një përgjegjësi kaq të madhe që të mos përplaseshin në votime.

U regjistruan të gjithë, ky jo. Respekto dekretin 3e Presidentit që e kërkove vetë, se linte Edi Rama.

Nuk ka biznesmen më të talentuar se Luli, ka ardhur në Shqipëri me 0 investim dhe sot falë mashtrimeve të tij është kudo në çdo aferë me Edi Ramën, edhe sot janë bashkë që flasim. Duan të shkatërrojnë opozitën, erdhën nga jashtë në Shqipëri të dy, me porosi në Shqipëri, dhe sillen si kolonizatorët që shkonin ën vende të tjera ‘merrni ca të merrni”. Por llogaritë i kanë bërë gabim.

Pluralizmi do triumfojë shumë shpejt, llogaridhënia do jetë shumë shpejt për këto bastardë që kanë dhunuar Kushtetutën ë Shqipërisë, kanë bërë teatër, kanë trilluar përplasje të mirë orkestruara, janë përgjegjës për këtë situatë të rëndë të vendit, Ndaj edhe njëherë motra e vëllezër ju siguroj që PL dhe Ilir Meta do jenë në krye të kësaj betejë që garanton rivendosjen e plotë të pluralizmit dhe ndëshkimin e merituar për të gjithë ata bastardë që duan të frikësojë shqiptarë, që vjedhin shqiptarët dhe duan t’i poshtërojnë.

Ata i kanë bërë llogaritë shumë gabim dhe kam frikë se nuk do kenë kohë as të pendohet, sepse padurimi i shqiptarëve është i jashtëzakonshëm, përpjekjet e tyre për të instaluar regjimin monist kanë përfunduar. Në zgjedhjet e ardhshme vendore opozita do fitojë bindshëm dhe PL do të ketë një kontribut madhor për këtë çështje.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV