“Nata e ribashkimit”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ardhur më në fund dhe fundjava futbollistike. Sfida kryesore e ditës do të jetë derbi i anglisë, mes Chelsea dhe Manchester United. Të dyja skuadrat vijnë nga një formë e mirë dhe sot do të vendoset se cila skuadër është aktualisht më e fortë.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë për ditën e sotme:

Gazzetta dello Sport hapet me fitoren e rëndësishme të Juventusit, e dyta radhazi në Serie A, që i kthen bardhezinjtë në rrugën e duhur: “Një zonjë e vërtetë”, titullohet faqja e parë.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 22/10/2022

“Pothuajse Allegri” titullohet Corriere dello Sport. Vjen suksesi i dytë radhazi në ligë, qe nuk i kishte ndodhur bardhezinjve këtë vit.Prima Pagina Corriere dello Sport 22/10/2022

Tuttosport si zakonisht fokusohet tek ‘Zonja’: “Lisbonë, po vijmë”. Paralajmërimi është te Benfica dhe ndeshja e Champions League që tashmë është nga brenda apo jashtë për Zonjën e Vjetër.Prima Pagina Tuttosport 22/10/2022

Në Spanjë, Sport lë hapësira për Barcelonën dhe në veçanti për Robert Lewandowski, pranë të mëdhenjve të së kaluarës Blaugrana: “Mbreti Lewandowski” . Ndikimi i bomberit polak është deciziv për Blaugranat deri më tani.Prima Pagina Sport 22/10/2022

“Nata e ribashkimit” ka shkruar madrilenia AS. Courtois rikthehet pasi humbi gjashtë ndeshje dhe fitoi trofeun Yashin. Isco rikthehet në stadiumin ku luajti për nëntë sezone.Prima Pagina AS 22/10/2022

Në Francë, L’Equipe titullohet: “Një vepër artistësh” dhe nuk ka asgjë tjetër për të shtuar. Transalpinët vazhdojnë të japin gola dhe të tregojnë spektakël: dje mposhtën Ajaccion me rezultatin 0-3 dhe me një gol të mrekullueshëm të Lionel Messit.Prima Pagina L'Equipe 22/10/2022

Të fundit

Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur...

Toni Gogu mesazh qytetarëve: Nuk fituam mandat, por një lidhje që s’ka nevojë për karrige

Disa nga senatorët e Partisë Socialiste rrezikojnë të mos jenë më pjesë e legjislaturës së ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë, kur numërimi po shkon...

“Ti je spiun”, shefi i pyjores vjedh energji elektrike dhe ofendon qytetarin

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së premtes një problematikë në fshatin Bardhaj në Përrenjas, ku shefi i pyjores vjedh prej vitesh energji elektrike dhe...

Piramida / Hap dyert “Ecole 42”, Rama dhe Macron përurojnë shkollën franceze

“Ecole 42”, shkolla prestigjioze franceze e kodimit do të jetë tashmë edhe në Shqipëri. Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kryeministri...

Goditet grupi i narkotikëve italo-shqiptar, shpërndanin drogë në qytetet italiane

Një operacion i zhvilluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik të Astit ka çuar në goditjen...

Lajme të tjera

Web TV