VIDEO/ Liverpool dështon sërish, humbje në transfertë ndaj Nottingham Forest

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liverpooli ka pësuar humbje shokuese nga Nottingham me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të të Premier League.

Ndeshja nisi me Liverpooli që kishin një rast të mirë që në start, kur rrezikuan me Fabio Carvalhon, por gjuajtja e tij u prit nga portieri Dean Henderson.

Në mesin e pjesës së parë të dy skuadrat kishin nga një rast, me Jesse Lingard (Nottingham) dhe Mohamed Salah (Liverpool), por sërish nuk kishte gol.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, duke treguar vështirësinë që kishte Liverpooli për të shënuar.

Vendasit e nisën pjesën e dytë shumë mirë dhe rrezikuan në dy raste para se të vinin te goli.

Zhvillohej minuta e 55-të, kur Taiwo Awoniyi gjeti rrjetën për 1-0, duke e mposhtur Alissonin.

Edhe në minutat e mbetura, Liverpooli nuk ishte më i rrezikshëm se sa Nottingham.

Në fundin e ndeshjes Alexandre Arnold kishte rast të barazonte, por Henderson ishin në vend.

Nottingham pas kësaj fitoreje kanë nëntë pikë dhe largohen nga pozita e fundit, ndërsa Liverpool mbetet në vendin e shtatë me 16 pikë, por mund ta humbin edhe këtë pozitë, pasi ata që e ndjekin nga pas do të luajë në këto dy ditë.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV