Ballkani i bën thirrje tifozëve: “Na duhet përkrahja juaj në sfidën ndaj Slavias”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të enjten Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës, të vlefshme për grupin G ku do të përballet me Slavia Pragën.

Humbja nga Sivaspori e ka komplikuar tej mase situatën e Ballkani në këtë grup pasi tani i nevojitet vetëm fitorja për të vazhduar luftën drejtë kualifikimit për në fazën e eliminimit direkt të këtij kompeticioni evropian, raporton KosovaPress.

Kampioni i Kosovës e pret skuadrën çeke në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten nga ora 21:00.

Para ndeshjes, Ballkani ka ftuar tifozët që të jenë në numër sa më të madh në stadium për t’i dhënë mbështetje lojtarëve në fushë dhe për ta vazhduar kështu shkrimin e historisë në futbollin e Kosovës.

“Na duhet përkrahja e të gjithëve, andaj të gjithë të enjten për Ballkanin në stadiumin “Fadil Vokrri”, thuhet në thirrjet e skuadrës nga Suhareka.

Të dy skuadra kanë nga katër pikë në pozita tre dhe katër të këtij grupi, ndërsa dy rivalët tjerë CFR Cluj dhe Sicaspori e kryesojnë këtë grup me nga shtatë pikë.

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 24 maj 2025, dollari amerikan blihet me 86.2 lekë dhe shitet me 87.4 lekë. Euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet 98.6 lekë. Franga...

Parashikimi i motit për sot, 24 maj 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të...

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në ndeshjen e luajtur në “Diego...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

Lajme të tjera

Web TV