E pazakontë! Së shpejti nga tërmetet do të na shpëtojnë… minjtë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë prej nesh mund t’i kenë frikë ose neveri, por duhet të fillojmë ta ‘mbajmë mirë muhabetin’ me minjtë!

Tingëllon e çuditshme, por minjtë janë duke u trajnuar në një projekt, për të qenë shpëtimtarët e të mbijetuarve nga tërmetet, sipas CNN.

Projekti, i konceptuar nga një organizatë jofitimprurëse belge APOPO, po përgatit brejtësit duke i vendosur çanta shpine të vogla dhe të teknologjisë së lartë për të ndihmuar reaguesit e parë të kërkojnë të mbijetuar mes rrënojave në zonat e fatkeqësive.

“Minjtë janë zakonisht mjaft kureshtarë dhe pëlqejnë të eksplorojnë – dhe ky është çelësi për kërkimin dhe shpëtimin”, thotë Donna Kean, një shkencëtare.

“Përveç frymës së tyre aventureske, madhësia e tyre  dhe nuhatja i bëjnë minjtë të përsosur për të gjetur gjërat në hapësira të ngushta”, sipas Kean.

 

Minjtë aktualisht po trajnohen për të gjetur të mbijetuar në një zonë të simuluar fatkeqësie. Ata duhet së pari të lokalizojnë personin e synuar në një dhomë të zbrazët, të tërheqin një çelës në jelekun e tyre që shkakton një tingull dhe më pas të kthehen në bazë.

Ndërsa brejtësit janë ende në fazat e hershme të trajnimit, APOPO po bashkëpunon me Universitetin e Teknologjisë të Eindhoven për të zhvilluar një çantë shpine, e cila është e pajisur me një videokamerë, mikrofon me dy drejtime dhe GPS për të ndihmuar reaguesit e parë të komunikojnë me të mbijetuarit.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV