Shënoi gol dhe ja dedikoi zv.presidentit të ndjerë, arbitri e ndëshkon me karton të kuq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Villareal fitoi këtë fundjavë ndaj Almerias me rezultatin 2-1. Për “nëndetësen e verdhë” ishte një sfidë e rëndësisë së veçantë duke qenë se disa orë para startit të sfidës, ishte ndarë nga jeta zëvendëspresidenti i klubit, Jose Manuel Llaneza. Kështu, të besuarit e trajnerit Unai Emery zbritën në fushë me një mision special të cilin e përmbushën me sukses, por jo pa episode.

Gjithçka u regjistrua në golin e dytë të Villareal, në momentin kur Alex Baena shënoi në të 56-tën. 21-vjeçari, golin ia dedikoi zëvendëspresidentit të ndjerë teksa poshtë fanellës së tij ishte shkruar një dedikim për Llanezan. Baena, u mundua të tregohej i kujdesshëm të mos e hiqte fanellën, teksa vetëm sa e kaloi atë sipër kokës për të treguar mesazhin. Por, arbitri i ndeshjes Bengoetxea nuk e fali dhe i tregoi kartonin e dytë të verdhë duke e dërguar në dhomat e zhveshjes para kohe.

Vendasit sigurisht protestuan duke kundërshtuar vendimin pasi sipas tyre fanella nuk u hoq nga Baena, mirëpo pavarësisht qëllimit dhe mesazhit për zëvendëspresidentin e ndarë nga jeta, arbitri zbatoi rigorozisht rregulloren dhe e penalizoi Baenën. Gjithsesi, për fat, shokët e skuadrës edhe pse në inferioritet ia dolën të ruanin avantazhin e dhuruar pikërisht nga Baena dhe në fund pati gëzim në radhët e Villareal.

https://youtube.com/shorts/CR9AtDe06to?feature=share

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV