VIDEO/ Chelsea bën “detyrën” ndaj Salzburg dhe kalon në raundin tjetër, Milani “buzëqesh”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chelsea ka shënuar fitore ndaj  RB Salzburg si mysafir me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një vend në mesin e 16 më të mirave.

Londinezët e nisën më mirë takimin duke gjetur golin në mesin e pjesës së parë.

Mateo Kovacic shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës për 1-0.

Të dy skuadrat kishin raste të tjera në pjesën e parë, sidomos Chelsea, por që nuk arritën të shënonin.

Më të filluar pjesa e dytë vendasit arritën të shënonin për 1-1 me një kundërsulm të shpejtë, ku Junior Adamu gjeti rrjetën për 1-1.

Chelsea u lëshua në sulm për të gjetur golin e epërsisë sërish, ku Pierre Aubameyang dhe Jorghino nuk ishin të saktë.

Por nuk vonoi shumë dhe Chelsea arriti të shënojë më Kai Havertz që gjeti rrjetën për 2-1 me një super goditje.

RB Salzburg u mundua të barazojë deri në fund, por nuk ia arriti.

Chelsea tani ka 10 pikë dhe janë lider në grup, duke siguruar kalimin në fazën e eliminimi direkt.

Të fundit

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Lajme të tjera

Web TV