Liceu i Korçës, 1115 studentë morën mësim nga institucioni i njohur arsimor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Liceu hapi dyert e tij më 25 tetor 1917 si Liceu francez me vendimin e qeverisë së Republikës Autonome të Korçës. Në 1921 ai u riemërua në Lice Kombëtar. Ishte një shkollë laike, ku të gjitha lëndët ishin në gjuhën frënge me përjashtim të lëndës së gjuhës shqipe…

…Lidhja e Kombeve dërgoi një komision të përfaqësuesve nga fuqitë e ndryshme në rajon. Në nëntor 1921, Lidhja vendosi që kufijtë e Shqipërisë duhet të jenë të njëjta si ato qe kishin qenë në vitin 1913, me tre ndryshime të vogla që favorizonin Jugosllavinë.

Liceu Kombëtar i Korçës ose Liceu Francez (Liceu Kombëtar Shqiptar) ishte një shkollë e mesme në qytetin e Korçës, e financuar nga qeveria Shqiptare, por që përhapte kulturën franceze dhe vlerat evropiane. Shkolla funksionoi plotësisht në vitet 1917-1939.

Historia

Sipas historianit Niko Kotherja: “Liceu vazhdoi rrugëtimin e tij në godinën e ish-gjimnazit grek të Korçës, aty ku sot ngrihet shtatorja dhe varri monumental i heroit Themistokli Gërmenji. Viti shkollor 1921 do ta gjente Liceun në godinën e dhuruar nga mirëbërësit drenovarë Kostandin dhe Erakli Duro. Me dëshirën për të kontribuar në zhvillimin e arsimit kombëtar, filantropi Thoma Turtulli dhe bashkëshortja e tij, Athina Frashëri Adamidi, financuan më 1934 ndërtimin e një godine të re, ku vijoi rrugëtimin e tij Liceu Kombëtar. Kjo shkollë u ngrit mbi bazën e programeve mësimore franceze, një stafi pedagogjik shqiptaro-francez, në bashkëpunim me intelektualët arsimdashës korçarë. Programi përmbante lëndë mësimore, themel të arsimimit të përgjithshëm, si dhe gjuhët klasike, si latinishtja dhe greqishtja e vjetër”.

Më pas Niko Kotherja shkruan: “Gjuha e përdorur ishte frëngjishtja, me përjashtim të gjuhës shqipe, që jepej si gjuhë e veçantë. Në mesvitet ’20, në programet mësimore u vendos dhe gjuha gjermane. Liceu i Korçës ishte një shkollë e mesme laike, me karakter kombëtar, ku mësonin bashkërisht djem e vajza, pa dallim shtrese shoqërore apo besimi fetar. Periudha e studimeve ishte 9 vjet. Në tri vitet e para zhvilloheshin lëndët e formimit të përgjithshëm, në vitin e katërt bëhej ndarja e nxënësve në dy degë: – Dega Klasike, që përfshinte shkencat humane. – Dega Reale, ku përfshiheshin shkencat e natyrës.

Lexo edhe :  "Gjyqtarët e kanë rreptësisht të ndaluar..."/ Ç’parashikonte Kushtetuta në 1925-ën

Drejtor i parë u caktua Vital Gerson, ndërsa në vitin 1920- 1921 u caktua drejtor veterani i arsimit Thoma Avrami. Deri më 1921, kjo shkollë njihej me emërtimin “Lisea franko-shqiptare” dhe prej këtij viti u njoh me statusin e Liceut Kombëtar. Në historinë e Liceut mbeten të paharruar emrat e profesorëve francezë Leo Monbanyrant, Viktor Coutan, Leon Perret, Xavier de Caurville, Andre Bregault, Jean Meyer, Jacques Vincler dhe Baylle – Comte. Respekt dhe përulje të veçantë meritojnë figurat e ndritura që vunë themelet e Liceut, si Mihal Ballkameni, dr. Haki Mborja, Nikuca Ballamaçi, Sotir Papahristo, Kostaq Cipo, Kostandin Zega etj. Me punën e tyre të vyer e me pasion ata rrënjosën në zemrën e liceistëve dashurinë për dijen, dashurinë për vendin dhe popullin. Në Liceun e Korçës regjistroheshin nxënës nga e gjithë Shqipëria, madje dhe nga Kosova. Prej vitit 1917 e deri më 1943, në Liceun Kombëtar morën mësimet 1115 studentë që vinin nga Shkodra, Mirdita, Dibra, Lezha, Mati, Kruja, Durrësi, Kavaja, Tirana, Elbasani, Lushnja, Gramshi, Pogradeci, Fieri, Berati, Skrapari, Vlora, Himara, Delvina, Tepelena, Kolonja, Bilishti, Përmeti, Gjirokastra, Saranda dhe Konispoli”.

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV