Pep Guardiola “këshillon” Bellingham-in: “Mos eja në Premier League”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pep Guardiola ka paralajmëruar Jude Bellinghamin se ai mund të rrezikojë të pengojë zhvillimin e tij nëse do të transferohej në Premier League.

Anglezi konsiderohet gjerësisht si një nga mesfushorët më të mirë në botë aktualisht, pavarësisht se është vetëm 19 vjeç.

Ai ka luajtur për Borussia Dortmund gjatë tre sezoneve të fundit dhe madje tani është njëri ndër lojtarët më të mirë në Bundesligë.

Por, me vetëm dy vite të mbetura nga kontrata e tij, anglezi pritet të largohet nga “Signal Iduna Park” në afatin kalimtar të verës së ardhshme. Atij nuk po i mungon interesimi, me Liverpoolin, Real Madridin dhe Bayern Munichun që të gjithë mendohet se janë admirues të tij.

Mesfushori tashmë e ka refuzuar Manchester Unitedin më herët në karrierën e tij, në vend të kësaj ka zgjedhur t’i bashkohet Dortmundit nga Birmingham City në vitin 2020. Dhe Guardiola beson se vendi më i mirë për të është te Verdhezinjtë, ku ai do të vazhdojë të rritet edhe më tej si lojtar.

“Unë mendoj se Dortmundi është një vend i përsosur për lojtarët e rinj të talentuar që do të vijnë. Ndoshta nëse Jude Bellingham do të ishte në Angli, ai do të shkonte te City, United, Liverpool, Chelsea, Arsenal apo Tottenham, ndoshta ai nuk do të merrte minutat”, deklaroi trajneri i Cityt.

“Mënyra më e mirë për një lojtar të ri për t’u përmirësuar është të ketë minuta. Ai ishte 17 vjeç kur doli në skenë, por nuk kishte të bënte vetëm me cilësinë e tij, mënyrën se si ai drejtonte, goditjet e tij, duke shkuar te gjyqtari me pjekuri”.

Lexo edhe :  Trajneri Inzaghi largohet nga Interi pas ofertës marramendëse!

“Ky djalë ishte diçka i veçantë për sa i përket mentalitetit të tij. Tani ai është 19 vjeç dhe tashmë është një nga kapitenët e skuadrës. Cilësitë, të gjithë i dini. Nuk ka të bëjë vetëm me golat, i gjithë talenti është vërtet i mirë. Ai tashmë po luan për Anglinë në moshën 19-vjeçare. Ne e dimë cilësinë që ai ka”, ka shtuar më tej Guardiola.

Dortmundi përballet me Cityn të martën mbrëma (sot) në Ligën e Kampionëve, pasi ka mposhtur Stuttgartin të shtunën. Bellingham shënoi dy nga pesë golat e skuadrës së tij në Signal Iduna Park.

Të fundit

Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Si i shpëtova përdhunimit nga fqinji

Një prej banoreve të “Ferma VIP”, këngëtarja e njohur e viteve ’90, Elinara Shehu, ka ndarë me publikun një...

Datat më të përshtatshme të verës për një martesë ose fejesë!

Duket se viti 2025 është i përshtatshëm për angazhime dhe formalizime, pasi levizjet planetare favorizojnë njohje te reja apo hedhjen e nje hapi kyc...

Vuçiç njofton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, si u “gjunjëzua” presidenti serb

Në një zhvillim të papritur, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas përfundimit të përgatitjeve për Ekspozitën...

SHKK FED invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetorete XII-të,2025

  Më datë 31 Maj 2025, ne ambjentet e Hotel “Hilton Garden”në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje të gjerë, Shoqëria e Kursim...

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Delegacioni do...

Lajme të tjera

Web TV