Barcelona pa motiv mposhtet nga Bayern, Atletico i thotë lamtumirë Champions-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e raundit të pestë të grupeve të Champions League. Pavarësisht se çështjen e kualifikimit e kishte mbyllur, Bayern Munich nuk toleron ndaj Barcelonës. Në ‘Camp Nou’, bavarezët fitojnë me shifrat 0-2 dhe hipotekojnë vendin e parë. Golat do të shënoheshin në pjesën e parë, fillimisht me Mane në minutën e 10′ dhe Choupo-Moting në 31′. Ndërsa Pavard do të shënonte golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore Bayern shkon në kuotën e 15 pikëve, ndjekur nga Inter me 10. Në takimet e tjera, Napoli nuk e diskuton Rangers dhe fiton me shifrat 3-0. Dy golat e Simeones dhe Ostigard vulosën fitoren.

Po me shifrat 0-3 fitoi edhe Liverpool në transfertë ndaj Ajax. Situatë interesante në Grupin D, aty ku klasifikimi është bërë më i ngjeshur. Barazimi i Tottenham ndaj Sporting Lisbon ka bërë që ekipi i Contes të jetë në vendin e parë në kuotën e 7 pikëve, por do të duhet të fitojë ndaj Marseille në ndeshjen e fundit për t’u kualifikuar, pasi francezët janë në vendin e fundit me 6 pikë.

Frankfurt fitoi 2-1 ndaj Marseillës dhe shkon në vendin e tretë në kuotën e 7 pikëve. Ndërkohë Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 nda Bayer Leverkusen duke i thënë lamtumirë Champions League. Në sekondat e fundit të ndeshjes, Atl.Madrid kishte mundësinë të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë, por Carrscao nuk u tregua i saktë.

Të fundit

Talent lind, nuk të bën partia!

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar pas debatit të ngritur për largimin nga puna të dy aktorëve të...

Kushteve atmosferike të paqëndrueshme! Ja sa do të jenë temperaturat sot

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në territorin shqiptar. Moti do të paraqitet...

Franca do të hedhë nga ajri 40 ton ndihma humanitare në Rripin e Gazës

Franca njoftoi të martën se do të hedhë nga ajri 40 ton ndihma humanitare në Rripin e Gazës duke filluar nga e premtja. “Ne do...

Spanja rrit lejen prindërore të paguar në 19 javë

Qeveria e majtë e Spanjës miratoi të martën një reformë për të zgjatur lejen prindërore të paguar nga 16 në 19 javë për prind,...

1629 – Tërmet në Napoli, katastrofa shkatërrimtare me 10 mijë të vdekur

Më 1629, një tërmet i fuqishëm goditi zonën e Napolit në Italinë jugore, duke shkaktuar vdekjen e afro 10.000 personave dhe duke lënë gjurmë...

Lajme të tjera

Web TV