Britania vendos Gjeneralin me “dorë të hekurt”, do ndalojë shqiptarët të hyjnë në ishull

Një gjeneral i lartë britanik që ka shërbyer në Afganistan, është caktuar për të goditur trafikimin e emigrantëve shqiptarë që kalojnë në kanalin e la Manshit për të kaluan ilegalisht në Angli.

Gjenelar Stuart Skeates është caktuar për të goditur emigrantët. Skeates ka shërbyer në luftën e Bosnjës, është punësuar si koordinator special për migrimin ilegal të shqiptarëve.

Ai ka punuar më parë si këshilltar i kancelarit të Dukatit të Lancasterit, duke parandaluar njerëzit e cenueshëm të ‘shfrytëzuara nga trafikantët e qenieve njerëzore’ dhe ‘duke mbrojtur kufijtë e Mbretërisë së Bashkuar’.

Tani gjenerall Skeates është rekrutuar për të trajtuar problemin e emigrantëve ilegal, kyesisht shqiptar shkruan “Dailymail”. Që nga fillimi i vitit më shumë se 37,000 emigrantë kanë arritur në tokën britanike – të paktën 10,000 besohet të jenë nga shteti ballkanik.

Numri i shqiptarëve që mbërrinin përtej Kanalit u rrit në fillim të verës dhe tani ata përbëjnë rreth 60 për qind të të ardhurve nga Franca veriore.