Paul Scholes i thur elozhe talentit të United: “Ai duket një Cristiano Ronaldo i ri”

Paul Scholes, legjenda e Manchester United, ka mbetur i befasuar nga paraqtja e Alejandro Garnacho në ndeshjene Europa League kundër Sheriff Tiraspol.

Futbollisti i ri, edhe pse nuk ka kontribuar me asist ose gol në fitoren 3-0, ka mahnitur me paraqitjen e tij. Ish-mesfushori ka arritur deri aty sa ka bërë një krahasim shumë të rëndësishëm.

“Tifozëve u pëlqejnë lojtarët spektakolarë si ai. Duket një Cristiano Ronaldo i ri. Më ka bërë përshtypje sepse është i paparashikueshëm, ndryshe nga lojtarët e tjerë që bëjnë pak a shumë të njëjtat gjëra. Ai shihte kundërshtarin dhe e sulmonte”, ka thënë Scholes për BT Sport.

“Mendoj se paraqitja e tij ka qenë me të vërtetë e mirë pavarësisht se është një lojtar vetëm 18 vjeç dhe nuk ka arritur të shënojë gol apo të japë asist”, ka vazhduar ish-mesfushori i Manchester United.

Në këtë sezon, Garnacho dukej se do të ishte një lojtar fiks i skuadrës së parë dhe tani duket se po e fiton vendin e tij në formacion dalëngadalë.Manchester United player Alejandro Garnacho sends Cristiano Ronaldo message - Manchester Evening News