“Hajgarja e dheut”/ Berisha ironizon Ramën: Prisni kur të thotë…

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama.

Berisha ka publikuar një video me fjalimin e Ramës ku thotë se “jemi qeveria e parë qysh nga viti 2013 që as unë as ministrat nuk udhëtojnë me “biznes clas” ndryshe nga Berisha dhe familjarët e tij”.

Kryetari i demokratëve ka ironizuar këto deklarata duke i quajtur “hajgarja e dheut”, ndërsa shkruan me ironi se tani duhet të presim momentin kur Rama të thotë se 137 fluturimet me charter i ka bërë Saliu.

@prof.dr.saliberisha ♬ original sound – Sali Berisha