“Po duken frytet”/ Rama akuzon opozitën nga Dibra: E djathta e rublave e la vendin djerrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh pas takimit dy ditore në Dibër.

Ai falenderon qytetarët që e pritën dhe për bisedimet e bëra gjatë këtyre dy ditëve, teksa ka sulmuar e opozitën duke shkruar “kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave”.

“Mirëmëngjes dhe nga Dibra e mrekullueshme, ku pas përhumbjes në braktisjen e gjatë deri kur nisëm së bashku përpjekjen tonë, kanë nisur të duken frytet e një pune plot mund e durim mbi djerrinën që la pas e Djathta e Rublave, duke i falenderuar mijëra njerëzit që më pritën, më dëgjuan e më thanë gjëra me mend në dy ditët e kaluara së bashku, nga Bulqiza, në Mat, Klos e Peshkopi, ju uroj të gjithëve një të diel të bukur🙏” shkruan Rama në postimin e tij në “Facebook”.

Të fundit

“Do i rezistojmë kujtdo që na kërcënon”, Vuçiç ngre tonet: Serbia do të fitojë!

“Ne do t’i kundërvihemi presioneve të jashtme, të gjithë atyre që na kërcënojnë dhe do të fitojmë.” Ky ishte mesazhi...

Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë dhe kanë avancuar me shpejtësi...

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si shtet i rreshtuar me Boshtin,...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Lajme të tjera

Web TV