Rritja e çmimit të energjisë elektrike në 1 nëntor, reagon Rama: Lajm dyfish i rremë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për energjinë elektrike, duke përsëritur se çmimi nuk do të rritet.

Ai sulmoi opozitën, duke i kujtuar financimet ruse, ndërsa thotë se ata janë duke përhapur lajmin se qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë nga 1 nëntori, diçka që e konsideroi të pavërtetë.

“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë?”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

ERE i ka kujtuar qeverisë se çmimi i rritur prej 42 lekësh për ata abonentë që shpenzojnë mbi 800 kWh, hyn në fuqi që prej datës 1 nëntor. Nga ana tjetër, Kryeministri Edi Rama ka lënë të kuptohet se nuk do të rritet çmimi i energjisë, ashtu siç bëri edhe në postimin e fundit në Twitter.

Të fundit

Zaptuan hapësirat publike dhe i kthyen në parkim privat, procedohen dy persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Gjatë kontrolleve të kryera në lagjen ‘Ujin e Ftohtë’...

Merr flakë autobusi në aksin Gjirokastër-Sarandë

Një autobus që udhëtonte nga Gjirokastra drejt Sarandës është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Kardhiq, 4 kilometra përpara hyrjes në...

Rama në Bavari: Europa gjendet e rrethuar nga oshëtima e armëve dhe frika e copëtimit

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Ceremoninë e Hapjes së festivalit ‘Herrenchiemsee Festspiele’ më Bavari, ku mbajti një fjalim. Gjatë fjalës së tij Rama...

Grushti i shtetit në Qipro, 15 korrik 1974 – Fillimi i ndarjes së ishullit

Më 15 korrik 1974, në kryeqytetin Nikosia të Qipros, ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte përgjithmonë historinë e ishullit: një grusht shteti i...

Ditëlindje si mafia/ Yamal përfundon i akuzuar! Persona me nanizëm dhe bjonde të paguara

Ditëlindja e 18 e sulmuesit të Barcelonës Lamine Yamal ka shkaktuar shumë zhurmë në Spanjë. Kjo sepse në festën private të futbollistit, i cili po mrekullon...

Lajme të tjera

Web TV