Carlo Ancelotti thyen heshtjen për episodin ndaj Gironas: “Ajo penallti ishte e shpikur”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Real Madridi nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Gironas.

Kampioni në fuqi i Spanjës kaloi në epërsi në minutën e 70-të, por mysafirët barazuan në minutat e fundit me anë të një penalltie.

Në fakt penalltia e mysafirëve është bërë temë në Spanjë me njerëzit që janë ndarë në dysh sa i përket mendimeve ku disa gjysma thonë se ishte penallti dhe gjysma tjetër që nuk ishte.

Gjithsesi ky barazim bën që diferenca e Realit të ngushtohet me Barcelonën në vetëm një pikë, ku Los Blancos janë në krye me 32 pikë, një më shumë se katalunasit.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka shpërthyer në drejtim të gjyqtarëve, duke thënë se nuk kishte të bënte fare me penallti pasi topi e kishte prekur në gjoks Asension.

“Nuk më pëlqen të flas për gjykimin, por pas kësaj ndeshje do ta bëj. Situata e parë është mjaft e qartë, nuk është penallti, sepse Asensio nuk e prek topin me dorë”.

“Kam folur me Asension dhe ai më thotë që e ka goditur në gjoks. Është e vërtetë që dora e majtë është në pozicion të çuditshëm, nëse e prek topin me dorë mund të ketë dyshim, por thjesht nuk shtyn topin më dorën e tij. E kanë sajuar”.

“Situata e dytë është pak më e diskutueshme. Rregulli është i qartë, nuk ka pasur kontroll të qartë, por aty mund të jepni mendimin tuaj. Nuk do ta diskutoj këtë”.

“Ajo që më befason është penalltia, e cila erdhi në një moment të rëndësishëm të lojës, na kushtoi shumë, pas kësaj situate kemi dy pikë më pak në tabelë”, deklaroi Ancelotti i nervozuar me vendimin e gjyqtarit.

Lexo edhe :  Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Federata Ndërkombëtare e Basketbollit nis hetim

Reagime të shumta kishte në Spanjë për penalltinë e fituar nga Girona, por vendimi ishte marrë dhe ndeshja tanimë ka përfunduar me Realin që humbi dy pikë të rëndësishme në luftën për titull të kampionit.

Të fundit

Shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës, dronët ukrainas ndërmarrin sulmin e radhës

Dronët ukrainas kanë vënë në shënjestër një tjetër rafineri të madhe nafte në Rusi, e cila furnizonte makinerinë e...

Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur ndjekësve, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake. “Asht...

Aksidenti me 4 të plagosur në Fier, zbardhet dinamika, në pranga një person

Policia e Fierit ka zbardhur shkaqet e aksidentit rrugor të një dite më parë në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku 4 persona...

Me burrat në luftë, gratë ukrainase marrin drejtimin e metrosë

ur Kateryna Yesypchuk përfundoi ndërrimin e saj të parë si drejtuese e trenit në Metronë e Kievit, në qershor të vitit 2025, këmbët i...

Rama paralajmëron industrinë e turizmit për çmimet e larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi se lirimi i hapësirave publike nuk do të jetë një aksion vere, por është pjesë e programit për Rilindjen Urbane...

Lajme të tjera

Web TV