Milan shkatërron Salzburgun dhe kalon në raundin tjetër, edhe Chelsea fitoi ndaj Dinamos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani e ka nënshtruar skuadrën e RB Salzburgut (4-0) në San Siro, për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Olivier Giroud e hapi serinë e golave (14), ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Me të filluar gjysma e dytë, Rade Krunic e dyfishoi epërsinë (46’), ndërsa sulmuesi francez ishte asistues.

Ishte sërish futbollisti vendimtar i mbrëmjes, Olivier Giroud, që reagoi më së miri në zonë për ta shënuar golin e tretë të Rossonerëve (57’).

Një tjetër gol e realizoi Junior Messias (90’+1) dhe sërish i përfshirë ishte francezi 36 vjeçar me asistimin e dytë.

Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Chelsea ka triumfuar përballë Dinamo Zagrebit në Stamford Bridge me rezultat 2-1. Mysafirët që kërkonin një vend në Ligën e Evropës, kaluan të parët në epërsi përmes Bruno Petkovic (7’).

Mirëpo, Blutë e përmbysën rezultatin me golat e Raheem Sterling (18’) dhe Denis Zakaria (30’) për ta fituar ndeshjen.

Chelsea (13 pikë) kualifikohet nga pozita e parë e Grupit E, ndërsa Milani (10 pikë) vazhdon të të tetën e finales nga vendi i dytë. Salzburgu (gjashtë pikë) do të luajë në Ligën e Evropës, ndërsa Dinamo Zagrebi (katër pikë) eliminohet nga garat evropiane.

Të fundit

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Dy opsione për sulmin e Milanit, Tare e konfirmon nga “San Siro”: Një duhet të vijë

Milani po përballet sot me Barin. Ndeshja është e vlefshme për Kupën e Italisë. Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, foli para sfidës pasi...

Lajme të tjera

Web TV