Johnson: Putin e paraqet Ukrainën si Millosheviçi dikur Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri britanike Boris Johnson gjatë një interviste dhënë për Sky News, e ka krahasuar presidentin rus Vladimir Putin me ish-presidentin e Serbisë, njëherazi i akuzuar për krime lufte, Sllobodan Millosheviçin.

Ai tha se Putin ka gabuar në “mënyrë katastrofike”, kur vendosi të sulmojë Ukrainën, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë ne në qeverinë britanike kemi lexuar esenë e tij për Ukrainën, që e publikoi verën e kaluar. Ai në mënyrë thelbësore e vlerësoi gabimisht Ukrainën. Ishte sikur të lexonit për Sllobodan Millosheviçin që fliste për Kosovën”, shtoi Johnson.

“Millosheviçi mendonte që Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë së madhe dhe atdheu shpirtëror i kombit serb. Mendoj që Putini mendon njëjtë për Kievin dhe origjinën e besimit ortodoks”, theksoi ish-kryeministri britanik.

“Është një gabim total. Ukrainë është një kulturë evropiane e lirë dhe e pavarur me identitetin e saj, me ambiciet dhe fatin e saj. Ai bëri një gabim thelbësor”, tha për fund Johnson.

Të fundit

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të...

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Togat e zeza kanë rrëzuar këtë të premte kërkesën e Redi Mollës për të dalë nga qelia. Ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës dhe një...

Lajme të tjera

Web TV