E papritur/Gerard Pique njofton tërheqjen nga futbolli, të shtunën luan ndeshjen e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gerard Pique, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në moshën 35-vjeçare.

Ai ka postuar një video në rrjetet e tij për t’i dhënë lamtumirën tifozëve katalanas në të cilën paralajmëron se “kjo e shtunë do të jetë ndeshja e tij e fundit në Camp Nou”.

Lojtari i Barçës ka befasuar të gjithë botën e futbollit me tërheqjen e tij, shkruajne mediat vendase. 

Spanjolli ka qenë prej vitesh një ikonë e ekipit nga Camp Nou, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për ekipin dhe arritjen e objektivave.

35-vjeçari ka luajtur gjatë karrierës së tij të suksesshme me Manchester United, Real Zaragoza dhe Barcelona: 428 ndeshje dhe 30 gola.

Me katalanasit ka fituar gjithçka: 8 kampionate spanjolle, 7 Kupa Spanje, 6 Superkupa Spanje, 4 Champions League, 3 Superkupa Europe dhe 3 Botërorë Klubesh.

Me Spanjën, Gerard Pique ka fituar një Botëror dhe një Evropian.

Të fundit

Shtyhet njoftimi i përfundimit të hetimit për Metën, në SPAK Monika e Fatime Kryemadhi

Ndonëse ishte parashikuar të ndodhte sot, përfundimi i hetimit të SPAK, do t’i njoftohet të hënë ish- presidentit, Ilir...

Pse shumë shqiptarë adhurojnë dhunën?

Nga Shpëtim Luku Para disa ditësh ndodhi një episod dhune që trazoi opinionin publik dhe që si zakonisht, nuk mbeti i izoluar vetëm te fakti...

“Çmendet” Moti/ Çfarë do të ndodhë në Shqipëri deri në fundjavë

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Ditën e martë vendi ynë do të...

Paralajmërimi i Trump për Rusinë, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

Çmimet e naftës u rritën të hënën pasdite në tregjet evropiane, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do të shkurtonte...

Ç’fitoi doktori nga dashuria për Trump?

Që prej rikthimit të Donald Trump në Presidencë në SHBA, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë patur shpresë se kjo do të sjellë të...

Lajme të tjera

Web TV