Manchester United dështon të marrë kreun ndaj Sociedad, Lazio largohet nga Europa League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë dhënë verdiktet në 4 prej 8 grupeve të Europa Leagues, teksa janë përcaktuar tashmë 8 skuadrat që do të vijojnë më tej aventurën në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në kontinent.

Kështu surpriza më e bujshme erdhi nga Roterdami, me Feyenoordin që mposhti 1-0 Lazion dhe siguroi kalimin në fazën tjetër, duke dërguar italianët në Conference League. Skuadra e Sarrit duhej të mos humbte në Holandë, por nuk ia doli të marrë atë pikë vendimtare.

Në grupin E gjithçka ishte vendosur që të enjten e kaluar, me Real Sociedat e Manchester United që kishin siguruar kualifikimin, ndërsa “djajtë e kuq” triumfuan 0-1 në transfertën baske, por ky rezultat nuk mjaftoi që të marrin vendin e parë.

Fitore minimale 1-0 për Sheriff Tiraspol, që do të vijojë aventurën në Conference League, teksa ky është një lajm mjaft i mirë edhe për mesfushorin shqiptar Regi Lushkja, që nuk luajti në Europa League për shkak të një dëmtimi.

Në grupin G gjermanët e Freiburg ishin të kualifikuar tashmë, teksa të dytët e mbyllën francezët e Nantes, që fituan 0-2 në Pire ndaj Olympiacos dhe parakaluan azerët e Qarabagut, të cilët do të vazhdojnë në Conference League.

Në grupin H, Ferencvaros dhe Monaco u kualifikuan për në turin tjetër, ndërsa turit e Trabzonspor do të duhet të vazhdojnë aventurën e tyre në Conference League, pasi e mbyllën në vendin e tretë, me 9 pikë të grumbulluara.

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV