Gazetarit i ndodh e papritura në transmetim live, shkak u bë një papagall

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gazetar është përballur me një situatë të pakëndshme teksa raportonte live.

Nicolas Krumm po informonte shikuesit për një vjedhje të shtëpisë kur një papagall iu ul mbi shpatulla dhe i mori kufjen që kishte në vesh.

Ai shihet duke i bërë me shenjë kameramanit për t’u fokusuar te mysafiri i papritur.

“Sapo më mori kufjen”, tha ai. Ai shpjegoi më pas në studio: “Ne po bënim një transmetim mesdite dhe ndjeva diçka pranë meje dhe kuptova se ishte një papagall. U përpoqa të lajmëroja kameramanin sepse ishte piktoreske dhe mendova se nuk ishte diçka që ndodh çdo ditë.

Ka njerëz që kalojnë vite duke trajnuar papagajtë për t’i bërë ata të qëndrojnë mbi supet e tyre. Papagalli na kishte parë nga kangjellat aty pranë dhe mendoj se kufja ime i kishte tërhequr vëmendjen e saj sepse po e shikonte atë me bisht të syrit para se ta merrte.

Më duhej të vazhdoja të flisja sepse ishim në mes të një transmetimi të drejtpërdrejtë. Pikërisht në momentin kur sigurohem që kameramani e ka parë papagallin, më merr kufjen. Nuk ishte diçka që doja të komentoja në atë moment, sepse kishim të bënim me një temë të ndjeshme që ishte një vjedhje në banesë dhe e konsiderova si gjënë e duhur vazhdimin transmetimit”, tha gazetari kilian.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV