Të rinjtë nga Ballkani me kritika dhe shpresa për integrim në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadër të Procesit të Berlinit 2.0, të rinjtë nga vendet e BP, kritikuan procesin e ngadalshëm të BE-së për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Procesi i ngadalshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat e Bashkimit Evropian, po krijon një hendek të rrezikshëm që mund të largojë të rinjtë jo vetëm nga Bashkimi Evropian por edhe nga vlerat e tij. Ky ishte një nga konstatimet në një nga panelet e shumta që u zhvilluan këto ditë në Berlin, në kuadër të ‘Procesit të Berlinit 2.0′. Këto diskutime u organizuan nga Zyra Rajonale për Bashkëpunimin e Rinisë (RYCO). U tha se të rinjtë e Ballkanit, janë plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e sfidave me të cilat po përballen, por ata janë të gatshëm dhe do të punojnë që të përfshihen në vendimmarrje politike, duke kapërcyer kështu hendekun ekzistues të brezave në këtë fushë dhe duke i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. I ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor Michael Sarazin, tha se Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimet e veta.

BE duhet të mbajë premtimet

“Nuk mundet Bashkimi Evropian në njërën anë të kërkojë që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i plotësojnë kriteret që kërkohen për integrim, e në anën tjetër kur ato kushte të plotësohen, BE-ja të mos mbajë premtimet e veta. Kjo pastaj është dëshpëruese për të rinjtë e Ballkanit dhe për pasojë rritet mosbesimi ndaj institucioneve të BE-së. Prandaj nëse kërkohet ndryshimi nga të rinjtë, atëherë edhe BE duhet të mbajë premtimet dhe të rinjve t’u jepet shansi që t’i bëjnë këto ndryshime”, tha Sarazin. Megjithatë ai tha se Institucionet e BE-së, mbesin të përkushtuara për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Këtu ai përmendi rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilave u është dhënë statusi i kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “BE-ja e do Ballkanin Perëndimor brenda Unionit”, tha ai. Më e zëshme në kritika ndaj BE-së ishte raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, e cila “mosliberalizimin e vizave për Kosovën e cilësoi një dështim të Bashkimit Evropian, përderisa Kosova i ka plotësuar kushtet tash e pesë vite më parë”.

BE dështoi në rastin e Kosovës

“Është shumë frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t’i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës, përderisa Kosova i ka plotësuar kriteret. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim”, tha Viola von Cramon. “Për mua demokracia është proces ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe ku respektohet rendi dhe ligji. Prandaj unë mendoj se mesazhi për të rinjtë e Ballkanit, të cilëve u kërkohet të angazhohen për reforma në vendet e tyre, është që edhe vet BE të reformohet”, tha von Cramon. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian dhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin, thanë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndihmohen si një paketë dhe jo ndarasi dhe se Procesi i Berlinit është një mekanizëm që do ta shtyjë përpara këtë. U tha po ashtu se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ecë përpara. Për të dyja vendet “është një moment i mirë që të arrijnë marrëveshje për normalizim”, të arrihet një treg i përbashkët në Ballkan dhe të mund të kontribuojnë edhe në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet vendeve.

Lexo edhe :  Inteligjenca kroate: Ka rrezik tensionesh Kosovë-Serbi

Deklarata e përbashkët

Sidoqoftë, të rinjtë e Ballkanit me një deklaratë të përbashkët drejtuar qeverive të vendeve të tyre, por edhe Bashkimit Evropian, nënvizuan se ata janë “dëshmitarë të mungesës së përditshme të mundësive për të reformuar në mënyrë efektive shoqëritë e vendeve prej nga vijnë”. “Mungesa e besimit midis qeverisë dhe shoqërisë është realiteti ynë dhe kjo vë në pikëpyetje kohezionin social. Perceptimi aktual i institucioneve publike është se ato janë joefikase, të njëanshme, diskriminuese ose jo miqësore ndaj të rinjve, veçanërisht në sistemet e sigurisë dhe drejtësisë, dhe do të çojë në një gërryerje të mëtejshme të kohezionit social dhe më tej në tendencën e emigrimit të brezit të ri”. Prandaj të rinjtë e Ballkanit kërkojnë një ndryshim të rrënjësishëm që çon në integrimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen efektive të tyre në të gjitha pjesët e shoqërisë dhe strukturat vendimmarrëse. Në këtë linjë sugjerohen qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të marrin masa për një komunikimin strategjik me të rinjtë për sistemet politike dhe fillimin e proceseve të detyrueshme dhe të ndershme të konsultimit me të rinjtë në lidhje me nismat kryesore legjislative./DW

Të fundit

Në hetim për korrupsion dhe pastrim parash, SPAK i komunikon sot akuzat edhe Ajola Xoxës

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të pezulluar të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së...

OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit të rrezikshëm nga mushkonjat

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje urgjente për të parandaluar përsëritjen e një epidemie të virusit ‘chikungunya’, i cili përhapet nga mushkonjat dhe...

Dubai do sjellë sot në pranga Denis Bajrin e ‘Metamorfozës’, i

Dubai pritet të sjellë sot (23 korrik) në pranga një tjetër të shumëkërkuar të drejtësisë. Bëhet fjalë për Denis Bajroviç (Bajri), ndaj të cilit...

Artan Fuga ironizon Ben Blushin: Ore e di ky çfarë bëhet në Kinë, Indi, Pakistan…

Ben Blushi shkruan se Universitetet shqiptare duhet të mbushen me kinezë, indianë, pakistanezë etj etj. “Universitetet tona janë pjesa më e izoluar e shoqërisë. Edhe...

Greta Thunberg protestë në Tiranë për… Gazën

Aktivistja Greta Thunberg pritet të vijë sot në Tiranë për të protestuar për... Gazën. Protesta zhvillohet nga mbështetës të Palestinës në Tiranë, të cilët nuk...

Lajme të tjera

Web TV