“Puthja e fundit”/ Lamtumira e Pique dhe derbi i Italisë, ja titujt e mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga “La Gazzetta dello Sport”, te “Corriere dello Sport” dhe spanjollja “Mundo Deportivo”: ja titujt kryesorë në faqet e para të gazetave sportive kryesore në botë për ditën e sotme.

‘La Gazzetta dello Sport’ hapet me një nga temat më të rëndësishme të tregut të momentit: “Leao, firma e nxehtë”. Mes Milanit dhe portugezit nuk ka asnjë marrëveshje për shifrat për rinovimin, të paktën për momentin.

Ndërkohë sot pritet ndeshja e rëndësishme për kreun, me Atalantën që do të sfidojë liderët e Napolit, që vijnë me një mungesë të rëndësishme. “Kaq shumë Osi” shkruan “Corriere dello Sport” duke iu referuar bomberit nigerian Osimhen i cili do të udhëheqë i vetëm sulmin e Napolit, me talentin gjeorgjan Kvaratskhelia, jashtë fushës si pasojë e një problemi fizik.

“Tuttosport” hapet me titullin “Juve, goditja ndaj Interit”. Derbi i Italisë do të luhet mbrëmjen e nesërme me bardhezinjtë të cilët synojnë fitoren e parë kundër zikaltërve pas 2 vitesh.

Në Spanjë, prestigjozja “Mundo Deportivo” i kushton një vëmendje të veçantë mbrojtësit katalanas Gerard Pique, i cili do të luajë sot ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Barcelonës pasi vendosi të tërhiqej nga futbolli. “Puthja e fundit” është titulli kryesor i gazetës spanjolle.

E përditshmja britanike “Daily Express Sport” ndez sfidën mes Tottenham dhe Liverpool me deklaratën e Conte-s kundrejt Jurgen Klopp: “Ne të kushtuam ty titullin”, me italianin i cili i është përgjigjur teknikut të “The Reds” pasi ky i fundit u shpreh negativisht për fubollin e luajtur nga londinezët e “Spurs”.

Të fundit

Shpella antike e Odisesë mbulohet me beton, monumentit i del pronari

Një qytetar i Himarës ka postuar një video nga Shpella e Spilesë. Një Monument Kulture i Shpallur i tillë...

Lutfi Dervishi: Vdekja si zile zgjimi

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë...

PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Lista...

“Rusia ka bërë lëshime drejt një zgjidhjeje me Ukrainën”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt një zgjidhjeje të negociuar në luftën e saj me Ukrainën...

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët dhe tregtarët e zonës. Ngjarja ka...

Lajme të tjera

Web TV