Liverpool mposht në transfertë Tottenhamin, Salah “ngrin” euforinë e Contes

Soccer Football - Premier League - Tottenham Hotspur v Liverpool - Tottenham Hotspur Stadium, London, Britain - November 6, 2022 Liverpool's Mohamed Salah celebrates scoring their second goal with Darwin Nunez and Roberto Firmino REUTERS/David Klein

Liverpooli ka fituar 2-1 në udhëtim të Tottenhami në kuadër të javës së 15-të në Premier League.

Pas vetëm 11 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me anë të Mohamed Salah, derisa Darëin Nunez ishte asisutesi.

Sulmuesi egjiptian (40’) ishte i pandalshëm, pasi ia doli të shënonte edhe golin e dytë të Liverpoolit.

Në pjesën e dytë, loja kishte një ritëm edhe më të lartë, por ishin Spurs, ata që shënuan golin e radhës dhe i treti në këtë takim.

Dejan Kulusevski asistoi te Harry Kane, që realizoi për 2-1 në minutën e 70-të.

Pas vetëm një minute, gjërat u tensionuan, derisa Antonio Conte pati konfrontim me stafin e Jurgen Kloppit dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Liverpooli ia doli të mbante epërsinë 2-1, duke fituar tre pikë në këtë takim mjaft të vështirë si mysafir.

Pas javës së 15-të, Liverpooli gjendet në vendin e tetë me 19 pikë, ndërsa Tottenhami është në të katërtin me 26 sosh, e në xhiron e 16-të, Reds takohen me Southamptonin, gjersa Spurs kanë punë me Leeds United.