Alimehmeti komenton shkrimin e ‘The Guardian’: Korrupsioni, kancer në Shqipëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkrimi i “The Guardian”, që i referohej korrupsionit dhe varfërisë si arsye themelore pse ikin shqiptarët nga vendi i tyre, ka ngjallur shumë reagime.

Mjeku Ilir Alimehmeti i cili ka shpallur kandidaturën për primaret në PD për Bashkinë e Tiranës, ka reaguar për shkrimin e prestigjiozes britanik.

“The Guardian përfundon me frazën zemëruese: “Shqiptarët i shohin kullat, dhe çdo gjë tjetër, dhe kjo i zemëron pasi e dinë që asgjë prej tyre nuk shërben për të përmirësuar jetën e tyre.”

Duhet t’i themi JO klientelizmit dhe korrupsionit! Nuk ka rrugë tjetër!”, shkruan Alimehmeti.

POSTIMI I PLOTE

😡 “Shqiptarët po ikin nga varfëria, jo nga krimi.”
🇬🇧 Shkruan The Guardian më datë 5 nëntor 2022.
😢 Disa prej pikave më të dhembshme të shkrimit:
😢 Çdo familje ka një anëtar që ka ikur!
😢 60% e shqiptarëve duan të ikin!
❗Ndërkohë që varfëria është arsyeja kryesore e emigrimit në veri, arsyeja e ikjes nga Tirana është arsimi dhe dëshira për të jetuar larg klientelizmit dhe korrupsionit.
😡 “Korrupsioni është si një kancer në Shqipëri.”
😡 “Për t’u futur në punë shteti duhet të premtosh 1.500 vota…”
😢 Ikja e studentëve për t’u arsimuar jashtë po shkakton një humbje të paparë të trurit.
❗”Bizneset qaheshin se nuk gjenin punëtorë. Tani thonë se nuk mund të gjejnë klientë.”, thotë kryeredaktorja e revistës ekonomike kryesore në Shqipëri, “Monitor”, znj. Ornela Liperi.
🇬🇧 The Guardian përfundon me frazën zemëruese:
❗”Shqiptarët i shohin kullat, dhe çdo gjë tjetër, dhe kjo i zemëron pasi e dinë që asgjë prej tyre nuk shërben për të përmirësuar jetën e tyre.”
👉 Duhet t’i themi JO klientelizmit dhe korrupsionit!
👉 Nuk ka rrugë tjetër!

Të fundit

500 mln euro për vilën e Berluskonit, zbulohet personi që do e blejë

Villa Certosa, rezidenca e ish-Kryeministrit Italian Silvio Berlusconit në Porto Rotondo, Sardini, është gati për t’u shitur. Kjo pasuri, pjesë...

Lajmi i fundit: Rodrygo do largohet nga Real Madrid, kush do paguajë 110 mln euro?

Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket...

Politikat e migracionit në Gjermani, Angela Merkel jep komentin e saj

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien "Do t'ia dalim mbanë". Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

Stomatologjia dhe farmacia, dy degët më të kërkuara në Shqipëri

Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për studentet fitues të cilët janë ata ekselentët që do jenë dhe mjekët e ardhshëm. Kriteri kryesor për të...

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës, të patolerueshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza që shkaktuan vdekjen e civilëve dhe gazetarëve ishin "të patolerueshme". Sipas...

Lajme të tjera

Web TV