Nëntë peshkopë në Francë nën hetim për abuzim seksual të të miturive

Në Francë, nëntë peshkopë dhe ish-peshkopë janë subjekt i një procedure gjyqësore si të dyshuar për dhunë seksuale ndaj të miturve.

Lajmi është bërë me dije nga presidenti i Konferencës së Peshkopëve Francezë, Eric de Moulins-Beaufort, gjatë një komunikimi për shtyp në Lourdes.

Këto përfshijnë personalitete të tilla si Imzot Michel Santier, ish-peshkop i Créteil dhe Imzot Ricard, ish-peshkop i Bordo.