VIDEO/ Youtuberi i famshëm ngre dyshimet mbi një short të “fiksuar” mes United dhe Barçës

Tifozi i Manchester United dhe Youtuberi i famshëm, Mark Goldbridge ka sjell dyshime në legjitimitetin e shortit të së hënës në Europa League.

Skuadra e Erik ten Hag do të përballet me gjigantët spanjollë në fazën e parë me elimnimin direkt, pasi ata dështuan në kualifikimin automatik në 16-shen e fundit.

Javën e kaluar, United regjistroi një fitore 1-0 kundër Real Sociedad pas një goli të shënuar nga Alejandro Garnacho, por kjo nuk ishte e mjaftueshme pasi skuadra e La Ligës kryesoi Grupin E në diferencën e golave.

Kjo do të thotë se ata përballen me një nga favoritët e turneut të enjten më 16 shkurt dhe më 23 shkurt.

Siç bën shpesh, tifozi i Manchester United, Mark Goldbridge, ka reaguar drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të “The United Stand” në YouTube për shortin e Europa League.

“Zoltan Gera po shikonte atje. Ai e di se ku është Man United. Ai po shikonte topat. Ai duhet të ishte i verbër. Duhet të ishte një tërheqje e topit pa shikuar”, thotë ai në video.

“Është Man United. E dinte! Ai e shikoi! Kjo është një manipulim. Kjo është një shaka e keqe. Merrni topat dhe më pas hidhini brenda”.

“Ai e pa topin ku gjendej Man United, e hodhi në tas. Ai mund ta shohë. Shaka e keqe. Shaka e keqe”.

“Nuk më intereson çfarë thotë dikush, ju mund të shihni se çfarë topi të zgjedhë. Ai mundet”, shton më tej ai në video.