Më 12 nëntor do të mbahet në Tiranë, protesta e thirrur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
I pyetur nëse në skenarin e protestës do të jetë edhe mundësia e futjes së qytetarëve në Kryeministri, Berisha u shpreh se ajo do të jetë protesta më e madhe e parë ndonjëherë.
“Protesta më e madhe që ka parë vendi ndonjëhërë. Qytetarët do shprehin mllefin dhe urrejtjen e tyre ndaj një regjimi që ua ka bërë jetën të pamjetueshme. Një regjim që u ka ndryshuar flamurin dhe të gjitha…”- tha Berisha para mediave jashtë Kuvendit të Shqipërisë.