Nëse mendon se nuk bën thashetheme, na lejo të të themi se po gënjen veten dhe të tjerët. Të gjithë bëjnë thashetheme, kudo, në shtëpi, në fis, në punë, mes miqsh…Gjithsesi, thashethemet nuk lidhen domosdoshmërisht me fjalë dashakeqe apo ofeza të ndryshme.
Megan Robbins, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, ka një shpjegim interesant dhe të drejtë: “Thashethemet përkojnë me të folurit për njerëz që nuk janë të pranishëm”.
Ai i trajton tashethemet si diçka që vjen krejt natyrshëm dhe dashur pa dashur, janë pjesë e bisedës, shkëmbimit të informacionit dhe në shumë raste, edhe e krijimit të një komuniteti me interesa të përbashkëta.
Disa studiues thonë se thashethemet i ndihmuan paraardhësit tanë të mbijetonin. Psikologu revolucionar, Robin Dunbar ishte pionieri i kësaj ideje, pasi krahasoi thashethemet me njerëzit e parë. Ai i trajtoi thashethemet si një mjet që shërbeu për të komunikuar dhe për t’u lidhur.
Sipas tij, thashethemet, u japin mundësinë njerëzve që të përhapin informacion të vlefshëm në rrjete/ grupime shumë të mëdha sociale. “Po të mos ishim në gjendje të përfshiheshim në diskutimet e këtyre çështjeve (sociale dhe personale), nuk do të ishim në gjendje të mbështesnim llojet e shoqërive ku bëjmë pjesë”, shpjegoi ai.
Pra, sipas kësaj logjike, thashethemet, në vija të trasha, luajnë një sërë rolesh të ndryshme në mirëmbajtjen e grupeve funksionale shoqërore dhe i mbajnë ato të gjalla për një periudhë të gjatë kohore.
Disa studiues i shohin thashethemet si dëshmi të të mësuarit kulturor, duke u ofruar përvoja të ndryshme dhe duke caktuar se çfarë është dhe nuk është e pranueshme në shoqërinë tonë. Për shembull, nëse ka dikush që mashtron shumë në një komunitet ose rreth shoqëror dhe njerëzit fillojnë të flasin për atë person në një mënyrë negative, sqaron Robbins.
“Kritika kolektive paralajmëron të tjerët për pasojat e mashtrimit. Dhe ndërsa fjala pothuajse në mënyrë të pashmangshme kthehet në burimin e thashethemeve të përmendura, ajo mund të “shërbejë për t’i mbajtur njerëzit nën kontroll, duke folur moralisht”, shtoi ai.
Çfarë ndodh me trupin kur njerëzit bëjnë thashetheme?
Në një studim të vitit 2015 të botuar në “Social Neuroscience”, shkencëtarët studiuan trurin e burrave dhe grave, ndërsa ata dëgjonin thashetheme pozitive dhe negative, duke nisur që nga vetja, rrethi shoqëror, apo edhe persona të famshëm. Njerëzit që dëgjonin thashetheme – të mira dhe të këqija – për veten e tyre, si dhe thashetheme negative në përgjithësi, treguan më shumë aktivitet në pjesën paraballor të trurit, i cili është çelësi për aftësinë tonë për të analizuar sjellje komplekse sociale.
Ky aktivitet tregoi se personat që morën pjesë në studim iu përgjigjën thashethemeve dhe njohurive të tyre. Studiuesit thonë se kjo lidhet me dëshirën tonë për të krijuar një imazh pozitiv tek të tjerët, i cili për rrjedhojë, lidhet me përshtatjen tonë në shoqëri, pavarësisht reflektohet ajo që ndiejmë në të vërtetë.
Studimi zbuloi gjithashtu se kur personat u hasën me skandale apo thashetheme rreth personave të famshëm, u aktivizua pjesa përgjegjëse për argëtimin. Me pak fjalë, ata u ndienë më të lumtur kur dëgjuan thashetheme rreth të tjerëve.
Siç pritej, nuk ndodhi e njëjta gjë me thashethemet negative për veten. Shumë prej personave që morën pjesë në studim, u acaruan dhe u mërzitën me fjalët që dëgjuan.
Pra, përpos kuptimit negativ, a luajnë një rol pozitiv thashethemet?
Praktikisht, thashethemet janë të mira kur askush nuk përfiton apo mëson asgjë prej tyre. Ekziston një dallim fiziologjik mes pjesëmarrjes aktive dhe pasive në thashetheme dhe kjo u provua në vitin 2012, përmes një studimi të botuar në “Journal of Personality and Social Psychology”, ku subjektet e studiura dëgjonin për sjellje të çuditshme apo “jo normale” të një personi tjetër. Kur dëgjonin për këto sjellje, personave që morën pjesë në studim, u rriteshin rrahjet e zemrës. Në momentin kur ata ishin në gjendje për të bërë thashetheme në mënyrë aktive rreth situatës apo sjelljes në fjalë, trupi u qetësohej dhe rrahjet e zemrës normalizoheshin.
Domethënë, thashethemet ndikojnë në qetësimin e trupit dhe nëse nuk lëndojnë askënd, në fakt, janë të lezetshme.