Gana nuk e grumbulloi, shpërthen agjenti: “Shtet shkër**atë, shpresoj të eliminoheni”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeffrey Schlupp po paraqitet mjaft mirë me Crystal Palace në Premier League, por anësori i majtë nuk ka marrë një thirrje nga kombëtarja e Ganës për Botërorin Katar 2022, pavarësisht se numëron 20 ndeshje me skuadrën afrikane (ka realizuar edhe një gol).

29-vjeçari i lindur në Hamburg të Gjermanisë, e priste me padurim grumbullimin në Kupën e Botës, por trajneri Otto Addo ka preferuar lojtarë të tjerë në vend të tij. Një gjë e tillë ka tërbuar agjentin e Schlupp, i cili mund të aktivizohet edhe si mesfushor qendror.

“Federata e Futbollit të Ganës është një grup kriminelësh. Mos më merrni më në telefon o të korruptuar! Shtet shkër**atë, shpresoj që të eliminoheni sa më shpejt”, janë fjalët e ashpra të menaxherit Calvin Riches, i cili nuk arrin ta besojë që Schlupp nuk do të garojë në Katar.

Gjithsesi, Riches ka reaguar më pas duke kërkuar ndjesë për fjalorin e ashpër, ndërkohë që shkroi në rrjetet sociale: “E dua vendin tim, por urrej sistemin. Njerëzve të drejtë nuk u jepet kurrë mundësia. Paç fat, Gana.”

Gana është pjesë e grupit me H me Portugalinë, Uruguain dhe Korenë e Jugut. “Yjet e Zinj” do të debutojnë me 24 nëntor ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos.GW32 Ones to watch: Jeffrey Schlupp

Të fundit

Fundi tragjik i Trockit, revolucionari që denoncoi ndarjen e kufijve shqiptar

21 Gusht 1940 - Pas atentatit një natë më parë ndahet nga jeta Leon Trocki Nga Leonard Veizi Më 21 gusht...

COVID po i bën gratë të plaken më shpejt se burrat/ Ja çfarë zbuloi studimi!

Infeksioni COVID-19 duket se shkakton plakjen e parakohshme të enëve të gjakut të grave, duke rritur potencialisht rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Gratë e infektuara...

Gjermania dhe problemi i saj me “vendet e sigurta”

“Vende të treta të sigurta” në ligjin gjerman dhe evropian të azilit i referohen vendeve ku, sipas vlerësimit të qeverisë gjermane ose Komisionit Evropian,...

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2024....

Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen

Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit të lartë, Pëllumb Pilinçi. Ai i...

Lajme të tjera

Web TV